Celebrity

“Më dha puthjen më pasionante”: Aktorja 51-vjeçare thotë se është puthur me princin Harry

Shkruar nga Anabel

28 Nëntor 2022

“Më dha puthjen më pasionante”: Aktorja 51-vjeçare
GETTY IMAGES

Ne mendonim se i dinim të gjitha rreth raporteve romantike të princit Harry, por në fakt, aktorja 51-vjeçare, Catherine Ommanney (e famshme për rolin e saj në “Real Housewives of D.C”), thotë se ka puthur princin dhe se në fakt, ka qenë puthja më pasionante që ka marrë ndonjëherë.
 
Aktorja, atëherë ishte 34 vjeç dhe princ Harry 21, por kjo nuk i ndaloi të kishin një flirt, qartazi të paharrueshëm për Catherine.
 
Ajo foli për “The Sun” për historinë e saj të shkurtër dhe përvoja përfshin: Disa pije me Harry-n te “Art Bar” në Londër, disa të dala në club dhe më pas, një festë në shtëpinë e njërit prej miqve të princit.
 
“Ne u ngjitëm lart, shkuam në tualet dhe nisëm të silleshim si adoleshentë, duke kënduar me furça dhëmbësh, sikur të ishin mikrofonë. U futëm në vaskë me gjithë rroba dhe një prej miqve bëri një foto me telefonin tim. Harry dhe unë shkuam në kuzhinë dhe ai përgatiti një sanduiç fantastik me proshutë”, tha aktorja.
 
Për shpirtrat kuriozë, ja ku është fotoja:

Më pas, Catherine vijoi: “Ne u ulëm në kuzhinë duke folur për shumë kohë”, më pas kur asaj iu desh të ikte në shtëpi, Harry e kapi për beli dhe i dha një puthje pasionante.

“Ai më ngriti nga beli dhe më mbështeti në mur. Më dha puthjen më të pabesueshme dhe pasionante që kam pasur ndonjëherë në jetë, isha krejtësisht pa fjalë”.
 
Si përfundoi gjithë ky flirt? Pasi folën me mesazhe, papritur Harry ndryshoi numrin dhe kështu mbaroi gjithçka.  

Pra, asokohe, Harry mund të ketë qenë një puthës i mirë, por aspak një burrë xhentil.

Artikuj të sugjeruar: