Celebrity

Meghan zbulon pse nuk e veshi asnjëherë ngjyrën e kuqe kur jetonte në mbretëri

Shkruar nga Anabel

8 Dhjetor 2022

Meghan zbulon pse nuk e veshi asnjëherë ngjyrën e kuqe kur

Mbretërorëve iu analizohet thuajse gjithçka, përfshi këtu edhe ngjyrat e veshjeve. Nëse nuk e kishit vënë re, Meghan gjatë jetesës së saj në Angli përpiqej t'i shmangte veshjet në ngjyrë të kuqe. 

Jo sepse ka diçka me ngjyrën, përkundrazi, në dokumentarin e saj u publikuan disa pamja ku princesha shfaqej e veshur me një fustan të kuq në eventin Salute to Freedom Gala në New York. 

Po pse nuk e veshi kurrë në mbretëri?!

"Shumicën e kohës kur jetoja atje, e përdorja shumë rrallë të kuqen. Për mendimin tim, nuk mund të veshësh një ngjyrë të njëjtë me atë të Madhërisë së saj kur jeni grup pjesë e një eventi. S'mund të veshësh një ngjyrë me atë që ka veshur dikush tjetër apo jo? Prandaj mendoja me vete se cila mund të ishte ajo ngjyrë që ata me shumë gjasa nuk do ta vishnin. Bezhë? E bardhë? Kafe? Kjo është arsyeja pse zgjidhja tonalitete të zbehta, luaja gjithnjë me to. Nuk është se përpiqesha të bija në sy për t'u dalluar. Gjithashtu as nuk doja të tregoja se po bëj gjithçka për t'u bërë pjesë e familjes. S'do të doja kurrë t'i vija në siklet."- u shpreh Markle. 

Meghan zbulon pse nuk e veshi asnjëherë ngjyrën e kuqe kur

Sidoqoftë, tani gjërat kanë ndryshuar. Nuk ka më detyrime mbretërore dhe kjo përkthehet në veshje me shumëëë ngjyra! Si ky fustan i kuq!