
Mirë se vini në një tjetër artikull për situatat e ndodhur në “BBVA”. Siç edhe mund ta dini, dje Kiara ra nga një karrige dhe përfundoi në spital, me dhimbje të padurueshme nga hernia*.
Hernia* - ndodh kur një organ i caktuar depërton në të çarën e një muskuli apo një indi rrethues. Hernia është më e përhapur në zonën e barkut, por mund të shfaqet edhe në pjesën e sipërme të kofshës, kërthizë dhe ije. Hernia, në fakt, është serioze dhe paraqet rreziqe të ndryshme për shëndetin.
Sot, Olta i tha se hernia shkaktohet nga stresi.
A ka të drejtë? Deklarata e Oltës nuk është totalisht e gabuar, por jo me doemos lidhet me rastin e hernies së Kiarës.
Pse? Sepse stresi nuk ndikon drejtpërdrejt në hernia, por kontribuon në përkeqësimin e simptomave. Stresi, fizik apo emocional ndikon në mirëqenien tonë dhe sigurisht, ka një ndikim edhe në hernie, pasi hormonet e stresit dobësojnë metabolizmin dhe organet.
Por, jo domosdoshmërisht një situatë stresuese do të thotë se do të përballesh me episodet e hernias. Stresi mund të çojë në dobësimin e metabolizmit dhe organeve, si dhe në moskontrollin momental të gjymtyrëve (si rasti i Kiarës që ra nga karrigia), çka më pas mund të shkaktojë hernian.
Në këtë rast, stresi është faktor që nxit simptomat e tjera dhe nuk e shkakton direkt hernian, megjithatë, përvoja me hernian është individuale dhe nuk e përcaktojmë dot saktësisht se nga se i është shkaktuar Kiarës.
Llojet e hernieve:
Hernia inguinale – ndodh kur indet, si pjesë e zorrëve, dalin nëpërmjet zonave të dobësuara të muskujve të barkut duke formuar gungë të dukshme në formë gunge sferike në sipërfaqe të lëkurës.
Hernia umbelikale – ndodh kur indet yndyrore, ose një pjesë e zorrëve shtyhen në bark, pranë kërthizës.
Herniet hiatus - ndodhin kur një pjesë e stomakut shtyhet lart deri në gjoks, duke u shtrënguar përmes një hapjeje në diafragmë.
Hernia Diskale – ndodh kur ka lëvizje të diskut mes unazave në pjesë të ndryshme të shtyllës kurrizore, duke nisur që nga qafa e deri te pjesa e poshtme e shpinës. Një disk i rrëshqitur i unazave mund të vendosë presion shtesë mbi nervat dhe muskujt e shpinës.
Llojet e tjera të hernieve në bark janë:
Hernia incizionale - ku indet shtyhen përmes një plage kirurgjikale në bark, e cila nuk është shëruar plotësisht.
Hernia epigastrike - ku indet yndyrore shtyhen përmes barkut, në mes të kërthizës dhe pjesës së poshtme të gjoksit.
Hernia spigeliane - ku një pjesë e zorrëve shtyhen në bark në anën të muskujve të barkut, nën kërthizë.
Hernia diafragmatike - ku organet në barku lëvizin drejt gjoksit përmes një hapjeje në diafragmë; kjo mund të ndikojë edhe në bebet nëse diafragma e tyre nuk zhvillohet siç duhet në mitër.
Hernia muskulare - ku një pjesë e një muskuli shtyhet në bark. Ndodhin edhe në muskujt e këmbëve si rezultat i një dëmtimi në aktivitete fizike dhe sportive.
Simptomat e hernies:
Të përziera, të vjella ose të dyja
Ethe
Dhimbje të papritur që përkeqësohet shpejt
Prania e një gunge, e cila mund të ndyshojë ngjyrë (të bëhet e kuqe, e purpurt ose e errët)
Simptomat variojnë sipas personit, por dhimbjet e hernies janë të forta dhe të padurueshme, ndaj këshillohet terapi, masazhe dhe të mos pish duhan.
Artikuj të sugjeruar: