Po mirë o ti…dhe Butrinti na duhet tani?! Pse?
Po thamë më në fund portalet do e harrojnë togfjalëshin “Kiara-Butrint”, por jo! Prit një herë, lexo çfarë ka thënë.
Aaa, paskërka fol edhe vetë. Pa shih! Po.
E çfarë tha? Jo domosdoshmërisht diçka, por postoi këtë foto.
Si ta marrim këtë? Merre siç është.
Kiara me kurorë? Mbretëresha Kiara? Diçka e tillë.
Po a nuk ishin ndarë këta? Po, e ka thënë disa herë Kiara.
Po fotoja çfarë do të thotë? Ndoshta në shenjë respekti për Kiarën si personazh, si gocë, si banore në “Big Brother”.
Ose thjesht që të përflitet dhe ai. Si?
Ha dhe Butrinti një copë nga torta e Bigut, thënë ndryshe; nuk kam kohë tani të të jap leksione marketingu. Ah, këtë nuk e dimë.
Kuptoj, kuptoj. Si përfundim Butrinti është single? Kjo është e paqartë. Ai është përfolur që është në një lidhje me Olta Beqirin, aktoren e “$NOB”, ndonëse kjo e fundit e ka mohur. Olta ndërkohë qenkërka #teamLuizi.
Ok, qartë.