Festivali i këtij viti i Sanremos ishte, le të themi, goxha surprizues.
Nata finale pati një moment që rrëmbeu jo pak vëmendjen e audiencës. Rosa Chemical, teksa performonte, iu afrua Fedez, bashkëshortit të Chiara Ferragni-t (e cila prezantoi spektaklin) dhe e tërhoqi në skenë. Në fund të këngës “Made in Italy”, reperi puthi Fedez-in në buzë…me shumë pasion.
“Non ho parole” (S’kam fjalë) tha Chiara kur u shfaq në skënë. Fill pas reklamave, Fedez u ngjit në skenë pranë bashkëshortes së tij duke bërë disa gjeste që duken sikur justifikojnë veprimin e tij.
Një farë tensioni lë të nënkuptuar edhe shprehja e Chiara Ferragni-t, e cila shikon të shoqin dhe thotë disa fjalë, duke mos kursyer gjestet e nervozizmit. Në atë moment, prezantuesi Amadeus i fton të dy të largohen nga skena dhe të vazhdojnë bisedën në prapaskenë.
View this post on Instagram
Më herët gjatë festivalit, Fedez i kërkoi kryeministres Giorgia Meloni që të legalizojë martesat e të njëjtit seks. Sidoqoftë, për puthjen, e planifikuar ose jo, njerëzit nuk kanë qenë dakord.
“Kjo ishte mbrëmja e saj [Chiara-s] dhe ai i vodhi vëmendjen. Imagjino sikur ta bënte ajo kur Fedez konkurroi në Sanremo,” tha dikush. “Për mua, kjo puthje është mungesë respekti, pavarësisht nëse puth një mashkull apo një femër.”
Disa të tjerë thonë se puthja është e gabuar nëse Fedez nuk ka qenë në dijeni. “A mund të ma shpjegoni pse kur dikush puth një grua me forcë, është dhunë, ndërsa kur puthet me forcë një burrë, është gallatë? E kuptoj mesazhin që ka dashur të përcjellë, por nuk më pëlqeu,” lexohet në një koment.
Komentues të tjerë shkruajnë se Sanremo është festival i muzikës dhe të tilla gjeste janë të tepërta.
Tani shpresojmë të mos i shohim Chiara-n dhe Fedez në "C'è posta per te"...