Instagramming

Kejvina reagon sërish për situatën në BBVA dhe i drejtohet Luizit

Shkruar nga Anabel

13 Shkurt 2023

Kejvina reagon sërish për situatën në BBVA dhe i drejtohet

Pas reagimit të mëparshëm – ku i kërkonte falje vetëm fansave të Luizit – Kejvina reagoi sërish në rrjete sociale, këtë herë duke iu drejtuar më konkretisht Luizit, të cilit pak ditë më parë i dërgoi një dron brenda shtëpisë.

“Aty brenda ka mijëra emocione, ka më shumë lot sesa shfaqen e më shumë energji negative sesa duken në ekranin e vogël të televizorit në shtëpitë e shqiptarëve. E gjatë kohës që Kejvina, nga ‘Manatia shoqja e lojërave të Luizit, shndërrohej në ‘përbindëshin e dhunshëm’, tek unë kaluan disa faza, situata të sikletshme të cilat më mbushën, më frynë, më ndikuan dhe më sollën në reagimin e tepruar dhe aspak të hijshëm, për të cilin kam kërkuar falje dhe do kërkoj falje, pasi unë nuk jam rritur në këtë mënyrë,” shkruan ajo ndër të tjera.

Në vijim, Kejvina shton se “ra pre e një manipulimi, të turpshëm”, por sidoqoftë nuk kërkon të viktimizohet.

“Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’ dhe të rritem,” shkruan më tej.

“Është momenti që unë t’i kërkoj falje njeriut të vetëm që më ka dashur në atë shtëpi dhe është treguar i vërtetë me mua që në ditën e parë dhe deri në të fundit. Luiz, për mua je miku i mirë i ditëve të para në shtëpi dhe jam e sigurt që të dy e dimë që do të jemi njësoj edhe kur të dalësh jashtë. Shoqëria jonë nisi përpara se të niste ‘kryqëzata’ dhe do të vazhdojë edhe më mbrapa.” – lexohet në një tjetër pjesë të deklaratës.

Në fund, Kejvina i kërkon falje gjithë publikut.

Deklarata e plotë:
Kejvina reagon sërish për situatën në BBVA dhe i drejtohet
Kejvina reagon sërish për situatën në BBVA dhe i drejtohet
Kejvina reagon sërish për situatën në BBVA dhe i drejtohet

Kejvina u skualifikua nga “BBVA” pasi gjatë një debati me Luizin, i gjuajti këtij të fundit me shpullë. Videoja u bë virale dhe u kritikua jo pak nga njerëzit, ku një pjesë e konsiderueshme kërkoi përjashtimin e saj. Pak ditë më parë, ajo dërgoi brenda shtëpisë një dron ku shkruhej “Të kam xhan…dhe ti e di”, shoqëruar edhe me një foto të tyre.