
Hailey Bieber shëtiti nëpër Los Angeles gjatë fundjavës me siluetën e një kandili deti, pak i fryrë dhe rrumbullak lart dhe më i hollë poshtë.
Mos u surprizoni nga përshkrimi: "Jellyfish" është thjesht emërtimi që entuziastët e modës kanë vendosur të lënë për xhaketat/xhupat "oversize bombers" këtë sezon.
Këtë të shtunë, 18 shkurt, 26-vjeçarja veshi një bomber të zi me pantallona të shkurtra dhe i gjithë look-u duket kaq i rehatshëm:

Për këpucë, Hailey zgjodhi Prada-t e zeza shoqëruar me çorape të bardha. Me flokët e kapur, syzet e zeza dhe aksesorët YSL - veshja dukej ideale për një "të shtunë dembele".
Më vonë në të njëjtën ditë, thuhet se modelja doli në një takim çiftesh me Justin Bieber dhe dyshen Kendall Jenner-Bad Bunny, e veshur kështu:

Hailey është në epokën e veshjeve oversize, të thjesht dhe të rehatshme dhe ky version po na pëlqen shumë.
Burimi: Glamour