Showbiz dhe TV

Ish-partnerja e Kristit reagon sërish pas deklaratave të tij

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2023

Ish-partnerja e Kristit reagon sërish pas deklaratave të tij

Pas deklaratës së Kristit, i cili gjatë prime-it të “Big Brother VIP Albania” tha se në fakt, para se të hynte në shtëpinë e “BBVA”, ishte ndarë me ish-partneren, kjo e fundit reagoi sërish duke ironizuar deklaratën e tij dhe duke vërtetuar të kundërtën.

“Ushqeje një gjarpër. Dashuroje një gjarpër. Respektoje një gjarpër. Lutu për një gjarpër. Nuk ka rëndësi…ai sërish do të kafshojë,” shkroi Zaza në Instagram, postim i cili u fshi më pas.

Ish-partnerja e Kristit reagon sërish pas deklaratave të tij

Në një tjetër Instagram Story, Zaza postoi një foto të bisedës së saj me Kristin në datën 24 dhjetor, siç duket pak para se të fillonte “Big Brother VIP”. Në bisedë, nuk duken sikur ata janë të ndarë. Kristi i thotë se “do ta mbajë për vete”, “zemra ime e do tënden”, “të dua zemërush”. “Do të doja të përqafoja,” i thotë Zaza. “Të dua” i përgjigjet Kristi.

Ish-partnerja e Kristit reagon sërish pas deklaratave të tij

Deri tani, nuk e dimë si qëndron e vërteta, por nëse do të marrim vesh gjë, do t’ju lajmërojmë.

Gjithë drama nisi pasi Kristi nisi një raport me Keisin, raport që nuk është ende lidhje, por të dy kanë shprehur hapur përlqimin për njëri-tjetrin.