TV Mania

Bllokimi fizik i Kiarës në BBVA: Në zarfin e zi ka një vendim për banorët e shtëpisë!

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2023

Bllokimi fizik i Kiarës në BBVA: Në zarfin e zi ka një
PHOTO CREDITS: BIG BROTHER VIP ALBANIA, TOP CHANNEL

Situata e një lojë në Big Brother u kthye në një gjendje kaotike dhe të sikletshme, veçanërisht për Kiarën, e cila u bllokua fizikisht nga Luizi dhe Armaldo.

Në kuadër të kësaj, por edhe rregullave të tjera të shkelura në shtëpi, për banorët ka mbërritur një zarf i zi në të cilin shkruhej:

"[...] Banorët nuk mund të ushtrojnë presion psikologjik, të dhunojnë verbalisht, ofendojnë, bullizojnë dhe në rastin më të fundit, të bllokojnë fizikisht - me justifikimin "në kuadër të lojës". Big Brother është një format ndërkombëtar, me rregulla ndërkombëtare. Asnjë prej [banorëve] që nga ky moment nuk mund të thyejë më asnjë prej këtyre rregullave me justifikimin "në kuadër të lojës". Kjo lojë nuk luhet kështu. Kjo lojë luhet duke respektuar të drejtat dhe lirinë e gjithësecilit, pa cënuar askënd. Ky është një ultimatum final!"

Pra, ky është paralajmërimi i fundit për banorët, të cilët do të largohen përfundimisht nga gara që në momentin e parë që do thyejnë rregullat.