Motivim

Nëse doni të jeni produktivë, mbani në zyrë/shtëpi këto shishe me vaj aromatik

Shkruar nga Anabel

8 Mars 2023

Nëse doni të jeni produktivë, mbani në zyrë/shtëpi

Çfarë ndodh kur mendoni se keni provuar gjithçka dhe sërish diçka nuk shkon me produktivitetin tuaj? Ekziston një zgjidhje e thjeshtë që ndoshta mund të jetë me rëndësi – problemi është te hunda.

Është fakt - zyra juaj e papastër po ju pengon të punoni në mënyrë produktive. Arti i aromaterapisë në fakt konsiderohet si një pseudoshkencë nga shumë njerëz, megjithatë disa erëra në të vërtetë janë të provuara shkencërisht që ndihmojnë në përmirësimin e produktivitetit, rrisin relaksimin dhe ndihmojnë në mirëqenie.

Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë në SHBA e përcakton aromaterapinë si "përdorimin e vajrave esencialë nga bimët", të tilla si lule, barëra ose pemë, "si një terapi për të përmirësuar mirëqenien fizike, mendore dhe shpirtërore".

Në një artikull nga Hopkins, ekspertët sugjerojnë që mënyra më e mirë për të thithur erën e aromaterapisë është përmes gjërave si vajra trupi, vajra esencialë, shkopinj me aromë ose shpërndarës aromash.

4 aromat që ndikojnë te kreativiteti 

1. Rozmarinë
2. Livando
3. Limon
4. Nenexhik