Celebrity

Edhe pse Kendall & Bad Bunny vijojnë të takohen dhe puthen, interneti nuk po i aprovon si çift

Shkruar nga Anabel

9 Mars 2023

Edhe pse Kendall & Bad Bunny vijojnë të takohen dhe puthen,
GETTY IMAGES

Nëse po pyet veten, po, Kendall Jenner dhe Bad Bunny (emri i vërtetë i së cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio) vijojnë të dalin bashkë dhe madje as nuk i kursejnë puthjet dhe përqafimet.

Edhe pse Kendall & Bad Bunny vijojnë të takohen dhe puthen,
BACKGRID

Rishtazi, kanë bërë një takim romantik në një restorant sushi dhe paparacët i fotografuan më të afërt se kurrë. Por, kjo s’do të thotë që internet e ka me sy të mirë marrëdhënien e tyre, përkundrazi. Pak pas postimit të fotos, emri i Kendall u përfol shumë në Twitter dhe disa nga reagimet ishin këto:

"Kendall Jenner dhe Bad Bunny me shumë mundësi s'kanë asgjë të përbashkët. Kjo lidhje nuk ka kuptim", shkroi dikush. 

Dikush tjetër tha nuk do t'i shohë më në Twitter fotot e Bad Bunny dhe Kendall! 

"Pse sapo hapa Twitter (shoh) Bad Bunny dhe Kendall Jenner duke u puthur", e shtroi si pyetje një person.


Kendall dhe artisti latin nisën të dilnin në mes të shkurtit, kur llogaria e famshme në Instagram @deuxmoi dha informacionin se ata ishin parë në një festë private në Los Angeles, duke shkëmbyer puthje. Që prej asaj dite, interneti nuk është ndalur dhe me shumë mundësi, sa herë paparacët t’i fotografojnë bashkë modelen dhe këngëtarin, emri i Kendall do të bëhet viral në Twitter.
 
Artikuj të sugjeruar: