Celebrity Style

Bluzën me in të momentit e gjen te dollapi i babit!

Shkruar nga Anabel

16 Mars 2023

Bluzën me in të momentit e gjen te dollapi i babit!
THECELEBRITYFINDER/BAUER-GRIFFIN

‘Bluzat e babit’, pra, ato të gjerat, me vija dhe me jakë janë në modë dhe këtë e thonë gocat më me stil, si për shembull Rihanna dhe Hailey Bieber.
 
Ato s’kanë hezituar ta kombinojnë një bluzë të tillë dhe në fakt, s’duken aspak keq.
 
Riri e ka kombinuar me një palë xhinse të gjera, kambalet, syze të zeza, si dhe ka vënë në pah barkun e rrumbullakosur.

Bluzën me in të momentit e gjen te dollapi i babit!
Backgrid


Hailey zgjodhi po ashtu me një palë xhinse të gjera, xhaketë dhe çantë lëkure, të zeza.

Bluzën me in të momentit e gjen te dollapi i babit!
THECELEBRITYFINDER/BAUER-GRIFFIN


S’dimë ç’të mendojmë me këtë rikthim që e kemi parë nëpër komeditë e viteve ’90, por nëse do t’i rikrijosh këto kombinime, shko me vrap te dollapi i babit.

Artikuj të sugjeruar: