
Kendall Jenner dhe Bad Bunny po dalin bashkë dhe kjo s’është pritur shumë mirë prej internetit, por që nejse, ata vijojnë të takohen dhe të puthen kudo ku kamera i kap. Burimet thonë se ndjenjat e Kendall ndaj këngëtarit latin, Bad Bunny janë gjithnjë e më shumë në rritje dhe se ata të dy e kanë shumë qejf njëri-tjetrin.
Kendall dhe Bad Bunny takohen që prej shkurtit dhe sot, për t’ju thjeshtuar punë, po ju tregojmë historikun e marrëdhënies së tyre.
Bad Bunny was spotted playing tonsil hockey with Kendall Jenner?!?!?!?!??!!!!???? pic.twitter.com/ynUqXVStZD
— kimberly (@iamkimberlysoto) February 16, 2023
Gjithçka nisi më 16 shkurt
Llogaria “DeuxMoi” në Instagram bëri me dije se Kendall dhe Bad Bunny janë parë në një club privat në Los Angeles, duke u puthur. Po, po. P-U-TH-U-R!
18 shkurt
Kendall dhe Bad Bunny dolën në një takim çiftesh, bashkë me Hailey dhe Justin Bieber.
20 shkurt
Një burim u shpreh për “People” se: “Kendall dhe Bad Bunny po kalojnë kohë bashkë dhe se ata janë prezantuar përmes miqve të përbashkët. Ajo e ka qejf dhe po argëtohet. Ai është shumë ndryshe nga djemtë me të cilët Kendall ka dalë, është shumë sharmant”.
7 mars
Dyshja u fotografua në një restorant sushi me disa miq dhe me Kylie Jenner. Më pas, Bad Bunny hipi në makinën e Kendall.

9 mars
Kemi një status të ri! Një burim tha për “Entertainment Tonight” se Kendall dhe Bad Bunny po i marrin gjërat ngadalë për të parë se ku do të shkojë lidhja e tyre në të ardhmen. Të dy e kanë qejf njëri-tjetrin, dalin, argëtohen dhe shkojnë shumë mirë bashkë. Familja e Kendall po e mbështet marrëdhënien e tyre dhe të gjithë janë të gëzuar që Kendall është e lumtur”.
12 mars
Pas festës së Beyoncé dhe Jay Z, Kendall dhe Bad Bunny u panë në të njëjtën makinë. Nëse po pyesni, makina është Maybach. ;)

14 mars
Sipas një burimi për “US Weekly”, Kendall nuk po kërkonte një lidhje me dikë, sidomos pas ndarjes nga ish-partneri, Devin Booker, por tanimë që del me Bad Bunny-n, ndjenjat po rriten.
17 mars
Ne ende jemi pak të tronditur nga gjithë këto lajme për marrëdhënien e tyre, por ja që ndodh. Dashuria vjen edhe kur s’e pret.
Artikuj të sugjeruar:
- Edhe pse Kendall & Bad Bunny vijojnë të takohen dhe puthen, interneti nuk po i aprovon si çift
- Kendall Jenner & Gigi Hadid paskan një pseudonim disi fyes në Kinë, por pse?
- Kendall & Bad Bunny: Ç'thuhet për raportin e tyre?
- Tani që Bad Bunny ‘hyri në lojë’, ish-i i Kendall Jenner vendos të reagojë (disi) kështu!