
Bad Bunny ka publikuar këngën e re, “Coco Chanel” dhe mes vargjeve, njerëzit vunë re se ai i kishte hedhur një kunjë ish-it të Kendall, Devin Booker, duke thënë: “Por dielli në Puerto Rico është më i nxehtë se në Phoenix/ Ajo e di”, referuar vendlindjes së tij dhe të Booker. Gjithsesi, burimet thonë se Kendall s’e ka pritur aspak mirë këtë kunjë.
Një burim shkroi në llogarinë e “DeuxMoi” se Kendall s’është aspak e lumtur me këto vargje. “Modelja ka dashur të mbajë lidhjen e saj të re paksa sekrete. Por, duket se gjërat kanë marrë një drejtim të gabuar. Ajo u ndje shumë keq pas vargjeve jo aq të sjellshme dedikuar ish-të dashurit të saj, me të cilin ka pak që është ndarë”.
Më pas, shtoi se Bad Bunny nuk e pyeti fare Kendall për këngën dhe tanimë ajo ndihet “e përdorur dhe e tradhtuar”, duke shtuar se planet e tyre për momentin janë ndërprerë, ajo është kthyer në Los Angeles dhe për momentin nuk do të flasë me njeri për ngjarjen.
Bad Bunny dhe Kendall nisën të dilnin në shkurt dhe le të themi se mes tyre ka pasur kimi, puthje, përqafime dhe shumë takime. (Historikun e marrëdhënies së tyre mund ta lexoni këtu).
Për sa i përket kunjës së Bad Bunny-t kundrejt Booker, u vu re nga njerëzit dhe në fakt, basketbollisti ia ktheu përmes një komenti në Instagram, ku shkroi: “Sërish, ai (Bad Bunny) po shqetësohet për një burrë tjetër”.
Artikuj të sugjeruar:
- Jenna Ortega në një lidhje me ish-in e Kendall Jenner?! Fotoja që po bën lëmsh rrjetin
- Edhe pse Kendall & Bad Bunny vijojnë të takohen dhe puthen, interneti nuk po i aprovon si çift
- Kendall & Bad Bunny: Ç'thuhet për raportin e tyre?
- Tani që Bad Bunny ‘hyri në lojë’, ish-i i Kendall Jenner vendos të reagojë (disi) kështu!