Celebrity

Thuhet se Madonna u sëmur duke u përpjekur të konkurrojë me Taylor Swift dhe Pink

Shkruar nga Anabel

2 Korrik 2023

Thuhet se Madonna u sëmur duke u përpjekur të konkurrojë me

Të afërmit e Madonna-s kanë frikë se Mbretëresha e Pop-it “e sëmuri veten” dhe u shtrua në spital për ditë me radhë sepse u përpoq të konkurronte me yje më të rinj si Taylor Swift dhe Pink.

Legjenda 64-vjeçare duket se e ka shtyrë veten të ushtrohet përtej kapacitetit fizik për turneun e saj të shumëpritur, “Celebration”, thanë burime për The Sun.

“Ajo po punonte jashtë orarit, por qartazi u lodh dhe njerëzit përreth saj i kujtonin me mirësjellje se ajo nuk është më 45, e lëre më 25,” tha burimi.

“Ajo kishte nevojë të ecte me ritmin e saj. Ta shtynte veten aq shumë ishte jashtëzakonisht e rrezikshme.”

Thuhet se Madonna u sëmur duke u përpjekur të konkurrojë me

Si Taylor Swift apo ashtu edhe Pink, përkatësisht 33 dhe 43 vjeçe, kanë nisur koncertet e tyre kohëve të fundit, të karakterizuar nga detaje të shumta: Taylor dallon për shfaqjen argëtuese për 4 orë, ndërsa Pink mahnit audiencën duke dhuruar spektakël në ajër.

Për t’i konkurruar, Madonna e detyroi veten të kalonte orë të tëra në prova rraskapitëse, të cilat ngadalë e dëmtuan trupin e saj.