
Vërdallë po thuhet se Taylor dhe Matty Healy janë rikthyer sërish bashkë, duke rindezur shkëndijat e romancës së tyre.
Një burim për Page Six u shpreh se ka një elektricitet mes tyre që i ka bërë të harrojnë gjithçka dhe të rikthehen te njëri-tjetri. “Ata vendosën që ta bëjnë marrëdhënien të funksionojë me çdo kusht”, shtoi personi në fjalë.

Më tej, vijoi: “Ata po gjejnë kohën mes ditëve pushim të turneve që të takohen me njëri-tjetrin” dhe tha se janë “kokë e këmbë të dashuruar” dhe se ndjenjat mes tyre janë reciproke, madje theksoi se Matty pushoi nga puna një vajzë në ekipin e punës, që të jetë sa më i përqendruar tek Taylor.
“Afrimiteti i tij me vajzën ka qenë një problem dhe ai nuk do të lejojë askënd që ta pengojë të rregullojë marrëdhënien me Taylor”, tha personi anonim.

Taylor dhe Matty u ndanë në qershor, pas një muaj lidhjeje, por mesa duket, gjërat mund të kenë ndryshuar.
Artikuj të sugjeruar: