Në fund të muajit të kaluar, Hëna e plotë e 29 shtatorit te dashuri ju shtoi dëshirën për të kaluar më shumë kohë me miqtë. Keni qenë të ngarkuar me punë. Po merrni më shumë përgjegjësi (nëse jo, do të ndodhë së shpejti) dhe është bërë e rëndësishme që të shfaqni një qëndrim energjik dhe të gatshëm.
Me shumë gjëra të reja për të mësuar, mund të keni në nevojë për një pushim. Hëna e plotë e shtatorit do të sjellë disa ftesa që nuk duhen humbur në ditët e para të tetorit.
Marsi po ju jep më shumë prova se jeta do të bëhet shumë më interesante dhe më e këndshme. Ndër të gjitha vendet ku shkoni këtë muaj, do të takoni njerëz të rinj dhe gjithashtu mund të njiheni me dikë për të cilin do të keni një interes romantik.
Ngjarja më e rëndësishme e vitit është eklipsi i Hënës së re më 14 tetor te Peshorja që përfshin dashurinë. . I njëjti eklips mund të sjellë për ju mundësi në lidhje me fëmijët (ose shtatzëninë). Ose, nëse nuk jeni të interesuar të filloni një lidhje romantike ose të keni fëmijë, mund ta drejtoni këtë energji në fillimin e një projekti artistik.
Ky eksklips paralajmëron një fillim të rëndësishëm në jetë - një që mund ta mbani mend për një kohë të gjatë.
Brenda ditëve të 28 tetorit, mund të shihni ndryshime në zyrë. Stafi mund të ndryshojë. Jupiteri do të bashkohet me Hënën, kështu që duket se ndryshimet do të rrisin fitimet - një shumë bujare parash duket se po vjen drejt jush. Me Jupiterin kaq afër Hënës, lajmet duhet të jenë të mirëseardhura.
Hëna e plotë më 29 shtator te Dashi ka të ngjarë të shënojë një pikë të rëndësishme për qëndrimin dhe reputacionin në karrierën tuaj. Mund të ngjisni disa shkallë të tjera. Interesi i njerëzve të rëndësishëm kundrejt jush po rritet. Kjo Hënë e plotë do të ndikojë ende në katër ditët e para të tetorit dhe sigurisht që do të jetë emocionuese.
Anëtarët e familjes nuk duhet të shqetësohen që ju i keni harruar - për një Gaforre, familja është gjithmonë prioriteti i parë.
Mund të prisni ndryshime në vendbanimin fizik (ose pronë tjetër që mund të zotëroni, jepni me qira, ose dëshironi të blini ose shisni) ose në lidhje me lajmet për një anëtar të familjes.
Një Hënë e re paralajmëron një shans për një fillim të ri, kështu që në lidhje me jetën në shtëpi, një kapitull i ri do të formohet shpejt. Ju mund të jeni duke lëvizur ose duke rinovuar shtëpinë, duke mbyllur një shtëpi ose duke shitur shtëpinë e fëmijërisë.
Nëse jeni duke u divorcuar, bashkëshorti/ja mund të largohet (por jo pa negociata), ose mund të ndodhë që shoku i dhomës papritmas të njoftojë se ai/ajo do të largohet.
Hëna e plotë te Demi më 28 tetor do t'ju kthejë vëmendjen te një mik a mikeshë. Ai/ajo mund të bëjë një gjest bujar që do t'ju ngrohë zemrën.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.