Personi i zemrës do të jetë kryefjala e këtij muaji në jetën tënde. Të gjitha mendimet e tua do të lidhen me të. Në shumë drejtime, do të keni fat dhe begati, madje edhe në fushën e financave. Do të kesh ca shpërblime të shumëpritura në punë, një bonus, apo një dhuratë bujare. Kushdo të jetë burimi, sërish është një prurje pozitive për ty.
Marsi do të hyjë në Peshore më 11 tetor dhe kjo është një periudhë e rëndësishme për ty. Për fat të mirë, Marsi do të arrijë te Afërdita, ndaj në fillim të javës, do të kesh një moment shumë të ndritur në jetën tënde.
Më 14 tetor, plus 10 ditë nga kjo datë, eklipsi të sjell më shumë mundësi dhe të motivon të lësh pas të shkuarën, për të përqafuar shanset që do të të shpalosen. Më pas, Hëna e re do të hapë dyer të reja në jetën tënde, veçanërisht nëse punon në një sektor ku vlerësohet kreativiteti.
Me Marsin që do të shkojë në Akrep më 11 tetor dhe kjo do të sjellë më shumë shpenzime për ty. Do të shpenzosh para për të ndihmuar familjarët e tu. Me shumë mundësi, do të jenë shpenzime të mëdha, por në fund të ditës, do të ndihesh mirë, për shkak se do të jetë një ndihmë e madhe për të afërmit e tu.
Paratë do të jenë sërish në mendjen tënde, veçanërisht në datën 28 tetor. Kjo ditë do të sjellë lajme të mira, pasi Hëna e plotë do të ndërveprojë me Demin, për të ndriçuar karrierën, reputacionin dhe zhvillimin tënd. Mund të kesh një pozicion më të lartë ose pagë më të mirë në punë. Nëse je i/e vetëpunësuar, një klient i ri dhe bujar do të të sjellë një projekt goxha interesant.
Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të të ofrojë shumë fat në financa, ndaj ky është muaji më i artë i vitit.
Teksa tetori nis, do të marrësh pak pushim, pasi do të të duhet të përfundosh një projekt të madh dhe të rëndësishëm. Do të punosh paksa në hije dhe në prapaskenë këtë muaj, veçanërisht në aspektin e karrierës.
Marsi do të jetë në Peshore dhe ka të ngjarë të marrësh një hap të ri dhe të rëndësishëm në punë. Do të mahnisësh eprorët, apo njerëzit e famshëm me talentin dhe kreativitetin tënd, ndaj përgatitu për shpërblime dhe shumë komplimente.
Marsi do të hyjë edhe në shenjën tënde dhe do të qëndrojë deri më 24 nëntor, duke bërë që kjo të jetë një ndër periudhat më të mira të këtij viti. Megjithatë, do të vijosh të punosh me një strategji të mirëfilltë, sidomos gjatë eklipsit hënor të këtij muaji.
Afërdita do të kundërshtojë Saturnin gjatë gjysmës së dytë të muajit, ndaj mund të ketë ca kufizime që do të të zhgënjejnë. Këto limite mund të lidhen me buxhetin tënd, idetë kreative apo dhe me projekte të lëna pezull. Por, ti do të vijosh të këmbëngulësh dhe të mos lejosh pengesat që të të presin hovin.
Nga data 14 do të dëgjosh një sekret, të cilin ta kanë mbajtur për shumë gjatë. Do të fillosh të kuptosh gjërat më mirë dhe do të shohësh me një lupë të re të gjitha gjërat që të kanë trishtuar deri në këto momente. Të paktën, tanimë, do ta kesh të qartë pse njerëz të ndryshëm kanë vepruar në atë mënyrë me ty.
Më 28 tetor, me shumë gjasa do të bashkëpunosh me një partner, pasi Hëna do të bashëveprojë me Jupiterin, në një situatë fantastike. Nga ana tjetër, Urani do të ketë marrëdhënie me Afërditën, duke i shtuar më shumë ndriçim këtij muaji.
Eklipsi i 28 tetorit mund të sjellë nevojën për të ndërmarrë një vendim të rëndësishëm. Ndoshta do të largohesh nga një lidhje, partneritet, apo edhe një raport miqësor. Kjo do të të mërzisë fillimisht, por mos harro se çdo gjë ndodh për një arsye.
Eklipset janë shumë të fuqishme dhe energjia e tyre mund të të ndryshojë të gjithë jetën tënde. Sa më afër datës 28 tetor ta kesh ditëlindjen, aq më shumë do të prekesh nga kjo ngjarje qiellore. Gjithsesi, të sugjerojmë të qëndrosh optimist/e, pasi Jupiteri dhe fati i tij i mirë të shoqërojnë kudo.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.