Duket se diçka ka ndryshuar në këndvështrimin e stilistëve apo shtëpive të mëdha të modës për këtë sezon. Pas tendencave të njohura, ku stinët e ftohta shpesh dominoheshin nga nuancat e ndezura, ka ardhur koha që t’i riktheheni nuancave më të ftohta për këtë vjeshtë.
Gjatë sezonit vjeshtë/dimër, grija rikthehet si “ the new black” direkt nga pasarelat për t’u materializuar në pallto të gjata apo pulovra të ngrohta për muajt e mbetur të vitit.
Një tjetër ngjyrë që duhet ta keni në radar bluja, por jo ajo klasike, por në tonalitetet e mbyllura për një look tipik klasik. Çokollatë me qumësht? Jo për pijen e preferuar, por për një tjetër ngjyrë që duhet të dominojë në veshjet e këtij sezoni.
Ja tetë ngjyrat që duhet jenë zgjedhja juaj nëse e keni si mision të dukeni stylish përgjatë sezonit të vjeshtës.
#1 Grija, “the new black”
#2 E kuqja e errët, versioni dimëror i luksit
#3 Ngjyra e kuqe e Ferrarit
#4 Bluja e errët është klasikja e re
#5 Ngjyra Iris për prekjen delikate
#6 Nude për të qenë sensualë
#7 “Çokollatë me qumësht” për një nuancë të ëmbël të kafesë
#8 E verdhë e ndezur
Burimi: Vogue