Taulant Seferi mund të jetë “i pamëshirshëm” në fushën e lojës, por jashtë futbollit, duket se është një djalosh romantik që uron të dashurën publikisht në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen, njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë,” shkruan ai në një foto ku duken vetëm këmbët e çiftit.
Burime për Iconstyle.al bëjnë me dije se partnerja e Seferit quhet Arjeta. Ajo e uroi duke thënë “shumë krenare për ty dashuria ime”, kur Seferi shënoi dy gola në ndeshjen Shqipëri-Çeki.
Taulant Seferi la lindur në Maqedoninë e Veriut në një familje shqiptare. Ndonëse mori ftesë nga Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut, futbollisti është shprehur se “zemra ime është me Shqipërinë dhe nuk mund të vishja një fanellë tjetër përveç asaj shqiptare.”