Pas vdekjes së aktorit që luajti Chandler Bing në sitcom-in hit “Friends”, Matthew Perry, fansat udhëtuan drejt ndërtesës në cep të rrugës 90 Bedford Street, e cila shërbeu si pamja e jashtme nga apartamenti i Monica-s dhe Rachel-it.
Shiu nuk i pendoi adhuruesit e “Friends” të shprehnin respektin e tyre në ndërtesën që njihet si ndërtesa “Friends” në New York.
"Jam i sigurt se mund të gjeni histori të njerëzve që shpërngulen në New York për shkak të shfaqjes Friends," tha Chris Triebel, 39 vjeç, i cili drejton turnetë që fokusohen te shfaqjet televizive dhe filmat e filmuar në qytet.
“Ai ka pasur një rol shumë ndikues në jetën time dhe gjithmonë më ka dhuruar shumë të qeshura dhe është e trishtueshme të dëgjosh për vdekjen e tij,” tha dikush tjetër.
"Unë thjesht doja të bëja nderimet e mia," u shpreh një vajzë, pasi shkoi me një trëndafil të verdhë dhe një shënim: “Faleminderit për të gjitha të qeshurat”.
“Ishte diçka që e shikoja kur isha e trishtuar ose thjesht nëse doja të qeshja,” tha një 16-vjeçare.
Perry, 54 vjeç, u gjet pa shenja jete në vaskë. Të dielën, familja e tij lëshoi një deklaratë duke thënë se ata ishin "zemërthyer nga humbja tragjike e djalit dhe vëllait tonë të dashur". Për të zbuluar shkakun e vdekjes, po kryhen hetime shtesë përpara se të arrihet një përfundim.
Burimet: Le Monde, Variety