TV Mania

Ueda dhe Arlindi fitojnë “Love Island Albania”

Shkruar nga Anabel

6 Nëntor 2023

Ueda dhe Arlindi fitojnë “Love Island Albania” 

Edicioni i parë i “Love Island Albania” përfundoi sonte dhe çifti i cili fitoi çmimin e madh prej 50,000 eurosh është Ueda dhe Arlindi. Ata fituan edhe një udhëtim romantik në Paris.
 
Në një aventurë që zgjati plot 10 javë, Arlindi dhe Ueda rrëmbyen zemrat e publikut, duke marrë votat e tyre në televotimin që i shpalli fitues. Këtë mbrëmje, çifti u fejua duke transmetuar momente emocionuese.
 
Në finalen e madhe të “Love Island Albania 1” shkuan çiftet: Aishah & Everaldo (në vendin e katërt sipas votimin të publikut); Erida & Aleksandros (në vendin e tretë); Amadea dhe Haris (në vendin e dytë) dhe fituesit, Ueda dhe Arlindi. 

Edicioni i parë i “Love Island Albania” solli karaktere interesante, zënka, drama dhe krijoi çifte që vijuan lidhjen jashtë garës, si për shembull Stivi dhe Ilda, si dhe Xhesika dhe Denisi, të cilët u rilidhën brenda vilës së dashurisë.