
Nëse ka një gjë që Kim di ta bëjë mirë është të tërheqë vëmendjen! Për bashkëpunimin e markës së saj SKIMS dhe Swarovski-t, Kim zgjodhi të na linte pa fjalë me një veshje të krijuar nga kristale gjigante.
Ajo zgjodhi të vishte një komplet me kristale dhe fundi përkonte me një copë të bardhë dhe një "rrjetë" kristalesh, të cilat u kombinuan me një palë sandale me rripa transparente. Sa i përket flokëve, Kim risolli në vëmendje modelin e saj të preferuar.

Kim u shpreh për Elle se ky bashkëpunim ishte realizimi i një ëndrre. “Kam qenë gjithnjë një vajzë Swarovski. Kristalet dhe glamuri i markës më bëjnë kaq të lumtur dhe shpresoj që çdo klient të ndihet njësoj si unë teksa vesh krijimet e koleksionit. Ndërthurja e bizhuterive dhe veshjeve është diçka që kam dashur të bëj gjithnjë, kështu që duke gërshetuar ekspertizën e Swarovski-t në kristale dhe bizhuteri me materialet inovative të SKIMS, kjo u bë e mundur”.

Më tej, shtoi se nuk ka një krijim të preferuar, por që ka qejf që të bëjë bashkë veshjet sportive prej pambuku me ekstravagancën e kristaleve dhe bizhuterive.
Po, mund ta themi me plot gojën: Kim duket më rrëzëllitëse se e ardhmja jonë. :(
Artikuj të sugjeruar: