Celebrity

E përlotur, Chiara Ferragni reagon pas skandalit të mashtrimit

Shkruar nga Anabel

18 Dhjetor 2023

E përlotur, Chiara Ferragni reagon pas skandalit të mashtrimit 

Chiara Ferragni është përfshirë në një skandal në të cilin akuzohet se ka mashtruar njerëzit në lidhje me një bamirësi që do të bëhej nga shitja e ëmbëlsirës pandoro vitin e kaluar.

E përlotur, Chiara Ferragni reagon pas skandalit të mashtrimit 

Influencuesja, pas mijëra kritikave në rrjetet sociale dhe gjobës prej 1,075 milionë euro nga AGCM (Autoriteti Garantues i Konkurrencës dhe Tregut), reagoi e përlotur në një video të publikuar në Instagram:

“Kam qenë gjithmonë e bindur se ata që kanë më shumë fat, kanë edhe përgjegjësinë morale për të bërë (vepra) të mira”, u shpreh ajo, duke vijuar se këto janë vlerat që e kanë përfaqësuar atë dhe familjen e saj dhe të njëjtat vlera do t’i trashëgojë te fëmijët.

“Ne gjithashtu i mësojmë fëmijëve se gabimet mund të bëhen dhe kur kjo ndodh, duhet ta pranojmë, edhe nëse është e mundur, të korrigjojmë gabimin e bërë dhe të mësojmë prej tij. Këtë dua të bëj tani. Kërkoj falje! Do t’i dhuroj 1 milion euro Regina Margherita-s për ta mbështetur në kujdesin ndaj fëmijëve”, u shpreh Chiara.

Ajo vijoi: “Po e bëj këtë publikisht, pasi e kuptova se kisha bërë një gabim në komunikim”, duke theksuar se ndonëse qëllimi ishte i mirë, sërish nuk ka pasur kontroll të mjaftueshëm mbi komunikimin dhe shkaktimin e keqkuptimeve.
 
Chiara bëri me dije se do ta “kundërshtojë dispozitën e AGCM, sepse e konsideron të padrejtë”. Ajo shtoi se gabimi i saj qëndron te lidhja e një aktiviteti tregtar me një aktivitet bamirësie dhe tha se në ditët në vijim do të flasë me Regina Margherita, për të kuptuar sesi spitali mund ta përdorë shumën e dhuruar. Chiara u shpreh se do të përditësojë publikun dhe bëri me dije se do ta zëvendësojë gabimin e saj me diçka konstruktive dhe pozitive.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ? (@chiaraferragni)

Gjatë ditës së premte, kompanitë që kontrollohen nga Chiara Ferragni u gjobitën me shifrën e majme prej 1.075 milionë euro, për shkak se kishte gënjyer konsumatorët për të blerë pandoron. Gjithashtu, u gjobit edhe kompania “Balocco”, me të cilën Chiara bashkëpunoi për të hedhur në treg pandoron e Balocco-s, e cila kushtonte plot 9 euro. Blerësit u mashtruan me idenë se blerja e pandoros do të shërbente për bamirësi në një spital në Torino.
 
Balocco i ka dhuruar spitalit vetëm një shumë prej 50.000 eurosh, duke bërë kështu vetëm një transaksion. Kjo ka ndodhur disa muaj para se të niste fushatën me Chiara-n, çka do të thotë se shitja e ëmbëlsirës nuk shkoi asnjëherë në fondin e spitalit.

Menjëherë, kjo ngjalli reagime dhe polemika të shumta në rrjet, madje edhe kryeministrja e vendit, Georgia Meloni kritikoi ngjarjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)