Celebrity

Fustani i Dua Lipës duhet të jetë në radarin e gocave për 2024-ën

Shkruar nga Anabel

31 Dhjetor 2023

Fustani i Dua Lipës duhet të jetë në radarin e gocave

Pasi u rendit në top listën e këngëtareve më të paguara për vitin 2023 në Britaninë e Madhe, duket se asgjë nuk e pengon Dua Lipën që të shijojë në mënyrën e saj sukseset e njëpasnjëshme. Shumëkush e di që ajo nuk bën lajm vetëm me projektet muzikore, famën apo romancat, sa bën edhe për stilin e veçantë.

Fustani i Dua Lipës duhet të jetë në radarin e gocave

Nëse doni një provë për ta vërtetuar, fotoja e fundit në Instagramin e artistes është një kujtesë për ju. Në foto, Dua pozon me një fustan me shkëlqim, me një shpatull jashtë, që është pjesë e koleksionit Pranverë 2024 të Vivienne Westwood, por që me gjasë do të marrë vëmendjen e shumë vajzave që duan stilin e Duas dhe të duken po aq lezetshëm sa ajo.

Një model retro me gërshetim ngjyrash si gështenja, e zeza dhe e verdha të vendosura në vija diagonale, së bashku me detajet e vijave të kuqe dhe të arta në pjesën e qafës, e bëjnë kaq të veçantë zgjedhjen e këngëtares.

Dua e kombinoi fustanin me vathë dhe unazë floriri dhe duket kaq bukur!