TV Mania

Faton Shoshi flet për Sarën, Ledrin dhe nuk harron të përmendë edhe Dafinën

Shkruar nga Anabel

18 Janar 2024

Faton Shoshi flet për Sarën, Ledrin dhe nuk harron të

Faton Shoshi, ka folur në një lidhje telefonike për “Pardon My French” mbi zërat që shprehen se ndarja e çiftit është bërë vetëm për “klikime” dhe në fakt, është një strategji e Fatonit.

“Nuk e di pse e kemi pasur nevojë për të bërë këtë vepër. Unë kur i shoh këto artikuj dhe këto gazetarë kur shkruajnë në emër dhe si e marrin guximin që të shkruajnë dhe tregojnë histori, po befasohem. Edhe unë jam i rezervuar kur flas për jetën private të Ledrit edhe të Sarës, por të flasë dikush i krahut të tretë…(nuk e di)”, u shpreh ai.

Fatoni përmendi edhe Dafinën, duke thënë se kanë një raport të mirë:

“Nuk e dinë që unë me Dafinën kam (raport) shumë të mirë dhe e respektoj shumë . Është një prej shtyllave shumë të forta që kam pasur në showbiz. Kam pasur një përkrahje që në fillim prej saj. E respektoj dhe e vlerësoj shumë edhe si artiste, edhe si njeri dhe nuk ka shanse kurrë të bëj diçka kundër saj. Më ka dhënë shumë shtysë në fillim që të jem menaxheri që jam sot. Plus edhe diçka tjetër: I dashuri i Dafinës është shok i imi shumë i mirë që prej fëmijërisë, kemi raporte shumë të mira”, duke shtuar se Dafinën e sheh si pjesë të ekipit.
 
Faton Shoshi është menaxheri i Ledrit dhe më parë është shprehur se ai dhe Sara i kanë dhënë fund lidhjes.

Artikuj të sugjeruar: