
New York-u vazhdon të mbetet vendi i befasive, jo vetëm për trendet që përcillen nga yjet e showbiz-it, gocat me stil që ecin rrugëve të tij, por edhe për faktin që shpesh ky qytet është një vendtakimi për çiftet e famshme që përpiqen ta mbajnë disi të fshehtë historinë e tyre.
Dje, ishte dita e Gigi Hadid dhe Bradley Cooper! Pas gjithë hamendësimeve, duket se nuk ka më dyshime: Ata janë dyshja më e re e të dashuruarve VIP. Dorë për dore me aktorin e “Maestro”-s, supermodelja veshi pantallonat që fiksuan të gjitha gocat. Në pamje të parë, super të thjeshta, të gjera dhe praktike, në ngjyrë kafe, këto pantallona janë kthyer në fiksimin e momentit për shumë goca.

Ndonëse një takim romantik, duket se veshja e Hadid është pjesë e formulës së saj të rehatisë. Pantallonat prej kashmiri, me tone të ftohta dhe disa kopsa në pjesën e parme, Gigi i kombinoi me një xhaketë bomber, në nuancë të zezë, ndërsa pamjes i shtoi edhe aksesorët e tillë si, një mini çantë dhe syze të zeza. Për këpucë, ajo zgjodhi një model loafers.
Kjo nuk është hera e parë që modelja zgjedh një qasje komode në stil, pavarësisht presioneve të medias për lidhjen e dashurisë, takimet e fshehta etj. Prioriteti i Gigi-t është rehatia në çdo kombinim dhe këto pantallona janë prova.
Nëse pamja e Hadid solli njëfarë frymëzimi, ky është momenti që edhe ju të shtoni në dollap një palë pantallona kashmiri të gjera, me tonet e tokës.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Marie Claire