Marredhenie

Ç’të bësh nëse ish-i i partnerit shfaqet vërdallë?

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2024

Ç’të bësh nëse ish-i i partnerit shfaqet

Mbrëmë në “BBVA 3” hyri Endrik Beba, i cili ka qenë i lidhur me Sara Gjordenin (asgjë që s’e kemi parë, sepse edhe vjet, Lorenc Hasrama, ish-i i Keisi Meidinit hyri brenda shtëpisë dhe u bë pjesë e garës), por problem qëndron se Sara mbrëmë vulosi me një puthje raportin me këngëtarin Bardhi.

Ç’të bësh nëse ish-i i partnerit shfaqet

Kur u shfaq klipi prezantues i Endrikut, dukshëm, Sara nuk e priti shumë mirë dhe bëri disa mimika. Ndërsa Bardhi, nga ana e vet i sugjeroi të mos panikoset dhe të mos reagojë nëse atij i bëhet ndonjë provokim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Por, sigurisht, të gjithë e dimë se marrëdhëniet njerëzore janë më të ndërlikuara se kaq, ndaj biem dakord që shfaqja e një ish-i në jetën e çdokujt është e sikletshme, jo vetëm për personin që e ka ish, por edhe për të dashurin/ën e ri/re. Ç’të bësh në një rast të tillë?
 
Ndrysho mendësinë
 
Shiko, ne e kuptojmë që nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë, por seriozisht, duhet ta ndryshosh mendësinë sepse ti e di që kushte të vështira, duan zgjidhje të vështira. Ti bëj pjesën tënde për ta mbajtur marrëdhënien të shëndetshme dhe të lumtur. Gjëja më e mirë që mund të bësh është të kuptosh se ka një arsye pse personi është një ish. Ata u ndanë, ai/ajo të zgjodhi ty dhe pjesa tjetër është histori. Këtë mbaj mend sa herë të ndihesh i/e pasigurt apo xheloz/e.
 
Vendos kufij
 
Kjo është tejet e rëndësishme. Kufijtë duhet të vendosen edhe nëse nuk shfaqet ish-i papritur. Vendos limitet e tua dhe thuaja personit tjetër. Nëse nuk do që ata të bisedojnë, të shkëmbejnë shaka, apo të nisin fjali të tipit: “A të kujtohet kur…”, shprehu hapur dhe qartë.
 
Vlerëso marrëdhënien aktuale
 
E dimë, e kuptojmë! Të shohësh ish-in e personit me të cilin je lidhur sjell një miks ndjesish, gjithsesi, ti, me qetësi të plotë shtroja vetes një pyetje: “Sa rëndësi ka lidhja për mua?”. Nëse e sheh se i/e dashuri/a nuk ka asnjë dëshirë dhe tentativë për të rindezur shkëndijat e së shkuarës, vazhdo para pa e prishur terezinë.