Olsi Bylyku, pas reagimit të tij të gjatë në Instagram, ku thoshte se “BBVA 3” është një program që blen vlerat. Gjithsesi, komentet e njerëzve ishin si zakonisht, herë pozitive dhe herë negative, ndaj për këto të fundit, aktori i humorit bëri një tjetër reagim:
“Bëjuni pak screenshot profileve që kanë komentuar negativisht te postimi im se janë po të njëjtit në faqet e tjera, që komentojnë “Moderimi i BBVA 3 është më i miri (krahasuar) me çdo vit tjetër”, duke hedhur kështu një tjetër kunjë ndaj produksionit, ku thotë se llogari të tilla në Instagram komentojnë pozitivisht "moderimin" e Ledion Liços dhe negativisht në postimin e Olsit.
Olsi, në postimin në fjalë (i cili tanimë është fshirë), ka folur për përvojën e tij në “BBVA 3”, duke treguar se i është mirënjohës vetëm publikut dhe se ky program krijon “show” për të sjellë “sponsor” në një “tavë” ku kockën e merr fituesi". (Reagimin e tij të plotë mund ta lexoni këtu).
Artikuj të sugjeruar: