Celebrity

Fedez flet për varësinë nga substancat narkotike dhe tentativën e vetëvrasjes

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2024

Fedez flet për varësinë nga substancat narkotike dhe
Belve

Fedez ishte i ftuari më i përfolur dhe më i diskutuar i episodit të dytë të “Belve”, që u transmetua në 9 prill 2024. Ai u vendos para moderatores Francesca Fagnani dhe i tha të gjitha.

Ndër të tjera, reperi pranoi se ka pasur varësi nga droga dhe kur ishte 18 vjeç ka tentuar të presë damarët. Pas një viti varësie, ai pranon se hoqi dorë dhe tani është mirë.

“Po kërkoja kënaqësi, por mora depresion. Arsyeja pse tentova të vrisja veten ishte pikërisht droga dhe kjo tentativë erdhi si efekt anësor i saj. Varësia ime ishte ndaj drograve sintetike. Më duket sikur gjithçka ka ndodhur 10 jetë më parë. E kam provuar në lëkurë ç’do të thotë të kesh varësi dhe ishte shumë e lehtë të hyje në atë rrugë, por pothuajse e pamundur të dilje”, pranoi Fedez.

Reperi foli për herë të parë edhe për ndarjen nga Chiara duke theksuar se i drejtohet akoma si gruaja e tij sepse nuk janë ndarë ligjërisht, por arsyeja e kësaj ndarjeje, siç edhe vetë Chiara ka konfirmuar ka qenë gjithë periudha e vështirë 3-vjeçare të cilën nuk e përballuan dot.

Artikuj të sugjeruar: