Celebrity

Selena flet për thashethemet se ka qenë e lidhur me nipin e John F. Kennedy

Shkruar nga Anabel

13 Prill 2024

Selena flet për thashethemet se ka qenë e lidhur me nipin e John F.

Selena Gomez sapo iu përgjigj pyetjes që ka munduar shumë njerëz: “A ka qenë e lidhurm e nipin e presidentit të ndjerë John F. Kennedy?”. Ylli i “Only Murders in the Building” sqaroi dhe mohoi njëherë e mirë thashethemet.

“Nuk e kam takuar kurrë këtë njeri, më vjen keq”, komentoi Selena në një llogari Instagram-i, ku një person publikoi një titull të lajmit të bujshëm.

Selena flet për thashethemet se ka qenë e lidhur me nipin e John F.

Selena flet për thashethemet se ka qenë e lidhur me nipin e John F.

Zërat se Sel ka qenë e lidhur me John Kennedy Schlossberg nisën në periudhën 2020-2021, por mesa duket nuk qenkan të vërteta.

Sa për Schlossberg, ai është nipi i vetëm i presidentit të 35-të të SHBA, është 31 vjeç dhe ka diplomë nga universitetet e Yale dhe Harvard. Prindërit e tij quhen Caroline Kennedy dhe Edwin Schlossberg.

Selena flet për thashethemet se ka qenë e lidhur me nipin e John F.

Ndërsa Selena, prej kohësh është lumturisht e dashuruar me Benny Blanco, të cilit (sipas burimeve) i beson më shumë se çdo ish-partneri tjetër. Ajo konfirmoi romancën në dhjetor 2023 dhe që prej asaj kohe, ka ndarë shumë momente me partnerin në rrjetet sociale.

Artikuj të sugjeruar: