Vajza e Paris Hilton, London nuk ka mbushur akoma 1 vjeç, por me siguri që me kalimin e kohës ajo do të ketë gardërobën që të gjitha gocat ëndërrojnë. Kjo, falë mamasë së saj!
Miliarderja Hilton tha për “Us Weekly” se tashmë ajo ka ruajtur disa nga veshjet e saj më të mira ndër vite, pasi ka dashur gjithmonë që vajza e saj të jetë personi që do i mbajë në trup kur të rritet.
"Kam ruajtur shumë veshje për London gjatë gjithë jetës sime, madje para se ajo të vinte në jetë," tha Hilton. "Kështu ka ndodhur dhe në rastin tim, pasi ka qenë mamaja ime që ka ruajtur veshjet e saj më të bukura dhe më të mahnitshme për t’i kaluar te unë. E kam ditur gjithmonë se nëse një ditë do të kisha një vajzë, do ia kaloja asaj të gjitha veshjet e mia më të mira,” shton ajo.
View this post on Instagram
Disa nga veshjet "ikonë" janë fustani që Hilton veshi në festën e 21-vjetorit të ditëlindjes, fustani i dasmës nga Oscar de la Renta dhe një minifund i famshëm nga Julien Macdonald.
Fustani i 21-vjetorit të ditëlindjes

Fustani i dasmës

Fustani gjatë sfilatës për koleksionin e Julian MacDonald në 2019-ën

“Në fund të ditës, gjërat që kanë me të vërtetë rëndësi janë familja ime”, tha Hilton për “Us Weekly”. "Tanimë që kam bashkëshortin tim dhe dy fëmijët, kjo është gjithçka që ka vlerë"
Hilton dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, u bënë prindër të një djali, Phoenix Barron, në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa vajza London iu bashkua familjes gati nëntë muaj më vonë.
Kujtojmë se të dy fëmijët kanë ardhur në jetë nga nëna surrogate.
Artikuj të sugjeruar:
- Pse Paris Hilton poston shpesh foto të djalit, por asnjëherë të vajzës?
- Paris Hilton thotë se nuk do që fëmijët t'i ngjajnë në këtë aspekt
- Paris Hilton veshi një palë xhinse dhe njerëzit kanë mendime të ndryshme
- Paris Hilton tregon pse zgjodhi nënë surrogate për fëmijët e saj
- Paris Hilton tregon momentin kur e prezantoi të bijën me familjen
- Paris Hilton flet për momentin e vështirë kur iu desh të mbronte të birin nga komentet e këqija
Burimi: Marie Claire