
Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet Festivali i Filmit janë një arsye më shumë për të mbajtur fokusin te gocat e famshme. Veshjet, aksesorët, grimi apo modeli i flokëve, gjithçka që ato zgjedhin për ngjarje kaq të rëndësishme përcillen përmes fotosh e videosh në rrjetet sociale.
Pasi Naomi Campbell ricikloi të njëjtin fustan pas 30 vitesh për t’u dukur njësoj mahnitëse, apo fakti që Anya-Taylor Joy dëshmoi se mjafton një buzëkuq i fortë që të shkëlqesh në evente të tilla, tani është radha e Selena Gomez për të na kujtuar se sa efektiv është një topuz klasik balerinash në një festival filmi.

Nisur nga fotot, duket qartë që ajo i ka tërhequr fort flokët për të mbërritur në versionin e topuzit klasik, ndërsa ka shtuar një kapëse të bardhë si një aksesor që përputhet plotësisht me veshjen, çantën dhe këpucët e saj.
Profesionistët e modës, e kanë konsideruar veshjen e aktores së “Only Murders In The Building” të ngjashme me atë të një diplomateje, por me shumë stil. Trikoja e bardhë, fundi në të njëjtën ngjyrë, këpucët me mini takë dhe çanta e lëkurës ishin detajet plotësuese të pamjes së Gomez.

Pa harruar, topuzin klasik që vjen si një konfirmim për modelin e flokëve që do të qëndrojë gjatë këtë sezon.
Artikuj të sugjeruar:
- Festivali i Filmit në Kanë: Veshjet e VIP-ave
- Dasmë në horizont? Selena Gomez dhe Benny Blanco mund të martohen
- Selena flet për thashethemet se ka qenë e lidhur me nipin e John F. Kennedy
- Selena Gomez u sigurua që të mos e harrojmë trendin #barbiecore
- Selena Gomez na prezantoi me ngjyrën më IN të momentit
- Selena Gomez flet për ndryshimet në trupin e saj
Burimi: Byrdie