Reperi italian Fedez është sërish në qendër të vëmendjes, këtë hërë pasi mund të jetë duke përjetuar një romancë të re. Fedez është fotografuar nga paparacët, i kapur për dore me modelen franceze Garance Authié, 20 vjeç.
Fedez ka qenë në Monte Carlo, për të ndjekur garën e Formula 1. Ata u shfaqën gjithashtu në të njëjtin jaht. Ende nuk dihet natyra e marrëdhënies, por reperi postoi një foto të modeles në llogarinë e vet në Instagram.
Pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, Chiara Ferragni, kjo është hera e dytë që aludohet se Fedez ka krijuar një lidhje të re. Ndërkohë, Chiara ndodhet në Madrid, me miqtë dhe fëmijët.
Më parë, Fedez u fotografua në Coachella me influencuesen Giulia Ottorini, jashtë një qendre tregtare. Më pas mediat zbuluan se Fedez dhe Giulia nuk ishin vetëm në Coachella, por me një grup të përbashkët miqsh.
Artikuj të sugjeruar:
- Chiara Ferragni-n do ta shohim si aktore?
- Nga ndarja publike tek ajo virtuale: Një përmbledhje e divorcit të Fedez dhe Chiara Ferragni
- Fedez flet për varësinë nga substancat narkotike dhe tentativën e vetëvrasjes
- I përlotur, Fedez thyen heshtjen për ndarjen nga Chiara: “Do të jetë gjithnjë nëna e fëmijëve të mi”
- Chiara dhe Fedez nuk po i ekspozojnë më fëmijët në rrjete sociale, por pse?