Celebrity

Celine Dion shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq, pas diagnostikimit me sëmundjen e rrallë

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2024

Celine Dion shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq,
Getty Images

Celine Dion u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq, pasi zbuloi se është diagnostikuar me sindromën e rrallë të “personit të ngurtë” (SPS). Këngëtarja promovoi dokumentarin e saj të ri “I Am: Celine Dion” dhe u shfaq me të birin, René-Charles Angélil. Dokumentari do të tregojë jetën e saj, diagnostikimin e sëmundjen e rrallë neurologjike, si dhe dashurinë me bashkëshortin e ndjerë, i cili ka ndërruar jetë nga kanceri në fyt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by People Magazine (@people)

Celine zgjodhi një veshje të bardhë, të cilën e kompletoi me një rrip ngjyrë argjendi. Dion, e përlotur teksa prezantoi fëmijët dhe dokumentarin, i cili mori ovacione dhe brohorima nga publiku. Në fillim të fjalimit, Celine falenderoi mjeken e saj dhe stafin që e ndihmoi për xhirimin e dokumentarit.

Celine Dion shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq,
Getty Images

Dion, 56 vjeç, tha se nuk do të merrte dashuri dhe mbështjetje nga fëmijët e saj të mrekullueshëm. Celine ka 3 fëmijë, René-Charles, 23 vjeç dhe Nelson dhe Eddy, binjakët 13-vjeçarë.

Sigurisht, ajo tregoi edhe të gjithë mirënjohjen për fansat dhe njerëzit që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të vështirë për të.

Artikuj të sugjeruar: