Nuse

10 gabimet që bëjnë vajzat kur zgjedhin fustanin e nusërisë

Shkruar nga Anabel

25 Qershor 2024

10 gabimet që bëjnë vajzat kur zgjedhin fustanin e
FOTO: GROUP4 STUDIO VIA GETTY IMAGES

Blerja e një fustani për ditën më të veçantë në jetën e një vajzë nuk është gjithmonë emocionues në aspektin pozitiv. Angazhimi për të gjetur modelin e duhur, me pëlhurën speciale, dantellën, bishtin apo gjithë detajet e stilit të dëshiruar sipas çdo nuseje të ardhshme.

Por, Anna Ramirez, një dizajnere, por edhe drejtuese e një prej salloneve më të famshme në botë për fustanet e nuseve, thotë se ka disa detaje që duhet t’i keni parasysh për të mos ta kthyer procesin e zgjedhjes së fustanit të nusërisë në një makth apo shqetësim për veten, familjarët apo shoqet e ngushta që keni marrë me vete për një mendje më shumë.

#1 Marrin shumë njerëz me vete

Nëse merrni miqtë apo familjarët me vete në sallonin ku shkoni për të zgjedhur fustanin e ëndrrave, ju rrezikoni të mbingarkoheni me mendime. Përtej procesit që është i vështirë, më shumë zëra dhe ide e ndërlikojnë realisht situatën.

#2 Vishni të brendshme të gabuara

Mos vishni të brendshme me ngjyra të ndezura, sepse në momentin që provoni fustanin, tonet e forta do të heqin fokusin nga produkti për të cilin keni shkuar në dyqan.

#3 Tregoheni jo mendje hapur në ide

Ju mund të mendoni se e dini saktësisht se çfarë fustani doni ditën e dasmës martese, por nuk e keni idenë se sa shumë do ndryshoni mendje pasi të provoni disa syresh prej tyre.

#4 Provoni fustane jashtë buxhetit tuaj

Mos bini pre e të provuarit të fustaneve të shtrenjta që janë të pozicionuara në vitrinat e dyqanit, apo ato që janë pjesë e katalogëve të fundit të modës. Si fillim, shihni sa ju mban xhepi dhe buxheti juaj, pastaj zgjidhni.

#5 Prisni shumë gjatë deri ditën që do zgjidhni fustanin

Mos bëni gabimin që t’i lini gjërat për në minutën e fundit. Blerja e fustanit pak ditë para ditës së dasmës, kufizohet nga mungesa e kohës, alternativave, gjetjeve etj.

#6 Harroni që mund të bëni ndërrime

Një arsye tjetër pse është e rëndësishme të filloni herët kërkimet për gjetjen e fustanit të duhur të nusërisë është edhe fakti që t’i jepni kohë të mjaftueshme vetes për ndërrime, nëse ju ndryshoni mendje.

#7 Nuk bëni kërkime

Kalimi nëpër disa dyqane, shfletimi i disa katalogëve apo marrja e ideve virtualisht janë një qasje që nuk duhet shmangur nëse doni fustanin e ëndrrave.

#8 Nuk kanalizoni idetë dhe provat me fustanet

Të futesh në dyqan dhe të provosh disa fustane nusërie është rraskapitëse për çdo grua. Ndaj, futuni me ide të qarta, provoni vetëm dy apo tre fustane që ju pëlqejnë dhe me siguri që do të gjeni të duhurin.

#9 Shtyheni nga mendimet e të tjerëve

Dëgjoni mendjen tuaj dhe vlerësoni preferencat personale kur vjen puna e zgjedhjes së fustanit të nusërisë, pra sa më pak ndikim nga opinionet e të tjerëve.

#10 E nisni gjithçka me vetë-bisedim negativ

Nëse e nisni procesin e gjetjes së fustanit me “rrëmujë” mendimesh dhe idesh, do e keni shumë të vështirë blerjen e fustanit ideal, sepse ju e nisni gabim që në fillim, me mendime negative dhe ide të paqarta.

Artikuj të sugjeruar: