
Teksa dashuria po ecën në “korsinë” e duhur për reperin italian pas ndarjes nga Chiara Ferragni, duket se problemet shëndetësore janë rikthyer. Ka qenë vetë Fedez që ka postuar një foto nga spitali ku është shtruar pas një hemorragjie të brendshme.
“Jam si DJ Khaled kur thotë “një tjetër”, por me hemorragji të brendshme”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, në postimin pasueses në Instastory, Fedez ka zgjedhur vargjet e një këngë që thotë:
"E ke gabim nëse mendon se nuk të kam dashur kurrë. Unë do të kisha vrarë për ty, por ti më ndalove. Vrimat që më bënë në stomak, për gjithë neverinë që mblodha."
Artisti ka zgjedhur që të falënderojë gjithë stafin e mjekëve dhe infermierëve të spitalit të Milanos, duke shkruar se ata e gjetën hemorragjinë e brendshme përpara se të ishte vonë.
Kjo nuk është hera e parë që Fedez ka probleme me shëndetin, pas një operacioni të rëndë për heqjen e një tumori në pankreas. Në shtatorin e vitit të kaluar, ai u shtrua për 10 ditë në spitalin "Fatebenefratelli" në Milano dhe u operua pikërisht për hemorragji të brendshme e shkaktuar nga dy ulçera.
Ende nuk ka detaje për problemin që i ka shkaktuar sërish gjakderdhje të brendshme reperit, gjithsesi, rëndësi ka që u parandalua.
Artikuj të sugjeruar: