Mund ta imagjinonim që herët atmosferën e 5 korrikut nëpër Tiranë! Njerëz entuziastë, energji pozitive, vajza e djem të veshur bukur dhe mbi të gjitha gati për ta nisur fundjavën me energji nga ajo që jo gjithnjë ke shansin ta ndjesh.
Sigurisht që kryeqyteti vlonte sepse çfare ndodhi në Grand Park of Tirana, nuk është e zakonshme- Martin Garrix erdhi për të na elektrizuar dhe emocionuar me muzikën e tij dhe ne ishim gati për aventurën e radhes! Kujtime, nostalgji, emocione dhe nje miks ndjesish erdhen që nga ideja qe “Animals” do të luhej kaq pranë nesh, per te na rikthyer ne kohë 1 dekade më parë.
Gezimi dhe entuziazmi i te gjitheve qe moren pjese ne ate event dallohej qartazi, qe nga momenti kur Garrix u ngjit ne skene. Sepse e dinim ç’na priste. Endrra e dikurshme ishte tani realitet dhe detyra e te gjitheve ishte ta shijonim. Në zonën VIP dhe jo vetëm, skuadra e IQOS-it u kujdes në mënyrën më unike për konsumatorët e pajisjes me ngrohje të cilët mbështesin inovacionin dhe një stil jetese me alternativa më të mira.
Mund ta merrni me mend kënaqësinë e fansave kur ne sfond u degjuan dy prej hiteve më të famshme të muzikantit: “In the name of love” me Bebe Rexhën dhe “Scared to be lonely” me Dua Lipën. Dyfish krenari! Asnjë fjalë s’ben drejtësi për të përshkruar atmosferën e atij koncerti, prandaj po ju lëmë të shijoni fotot dhe te pendoheni nëse s’ishit aty të premten e 5 korrikut.