Instagramming

Fituesit e “Love Island Albania”, Ueda dhe Arlindi, prindër për herë të parë

Shkruar nga Anabel

22 Korrik 2024

Fituesit e “Love Island Albania”, Ueda dhe Arlindi, prindër

Arlindi dhe Ueda, çifti që u njoh në sezonin e parë të “Love Island Albania” janë bërë prindër për herë të parë.

“Amea, jemi te bekuar që jemi prindërit e tu. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri,” shkruan në profilin e tij Arlindi, duke zbuluar një foto të së bijës, njëherësh edhe datën e saj të lindjes, pikërisht në 20 korrik.

Ata e zbuluan lajmin e shtatzënisë në fillim të muajit shkurt, me një foto me imazhet e ekografisë së bebit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ueda Ndrecaj (@uedandrecaj)

Ata të dy u njohën në “Love Island Albania” dhe dashuria e tyre e bukur rrëmbeu zemrat dhe votat e publikut, i cili i shpalli edhe fitues të garës. Ueda dhe Arlindi janë ndër çiftet që i rezistuan testit të kohës pas daljes nga gara e dashurisë, ku ka ardhur në jetë vajza e tyre, Amea.

Artikuj të sugjeruar: