
Ndërtimi i një gardërobe të lezetshme, me veshje që rrinë mirë në trup, aksesorë dhe këpucë që janë në modë dhe plotësojnë më së miri çdo stil dhe kombinim, nuk është gjithmonë një mision i lehtë. Vajzat e dinë mirë këtë gjë!
Shpesh, nuk është vetëm çështje shijesh, por edhe mundësish financiare për të blerë gjëra që nuk vishen vetëm një herë, por që mund t’i përsërisni disa herë gjatë një sezoni dhe të dukeni yll.
Ekspertja e blerjeve veshjeve për gratë, Michela Alloça ka tre këshilla për të gjitha ju që doni të investoni para në veshje të reja, por jo të hidhni lekë kot!
#1 Identifikoni gjërat që po synoni
Nëse bëni blerje thjesht duke u bazuar tek tendencat, atëherë keni një dollap plot me rroba që nuk përdoren shumë dhe ndoshta kanë kosto shumë të lartë. Ju duhet të ndërtoni bazat e një gardërobe që ka çdo lloj stili, nga ai sportiv tek stili klasik dhe herë pas here mund të shtoni ndonjë blerje të re që jo thjesht është në modë, por ju e dini që e mund ta kombinoni me shumë veshje të tjera.
#2 Kini besim në përvojën tuaj
Nuk është e nevojshme të jeni ekspert/e e modës për të ditur se cili është stili juaj personal. Nëse nuk ju pëlqen mënyra se si një bluzë rri në trupin tuaj, për shkak të pëlhurës apo motiveve, thjesht besojini instinktit duke shmangur blerjen e diçkaje tjetër që e dini se nuk do e vishni kurrë. Mund të jetë një veshje prej najloni, linoje, pra një lloj pëlhure që mendoni se nuk është praktike sa herë që e vishni. Pra, blini veshje apo aksesorë që ju e dini se do të ndiheni mirë sa herë që t'i keni në trup.
#3 Blini më pak, por më mirë
Përpara se të bëni blerje, pyesni veten se sa herë do t'i vishni. Përveçse nuk krijoni kaos në dollapin tuaj, synimi për të blerë më pak gjëra do të thotë që ju nuk keni pse të shpenzoni shumë para për të blerë veshje apo aksesorë të ndryshëm, por mund të blini më pak dhe më saktë, pra gjëra që ju e dini mirë se do i vishni dhe rivishni për disa muaj apo vite.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: HuffPost