Chiara Ferragni është mbretëresha e thashethemeve të kësaj vere dhe ky artikull e konfirmon! Influencuesja po kalon pushimet me fëmijët dhe familjen e saj në Mykonos dhe ka postuar dhjetëra foto nga kjo verë, megjithëse në prapaskenë mund të kemi të reja nga jeta e saj private. Ajo është shfaqur me sipërmarrësin Silvio Campara dhe është fotografuar nga paparacët e revistës “Chi”.
View this post on Instagram
Sipas zërave, thuhet se romanca mes tyre nisi në fillim të qershorit. Ferragni dhe Campari janë fotografuar duke darkuar, ndërsa ajo ishte me pushime me një grup miqsh. Në të njëjtën kohë, Fedez po pushonte aty pranë me fëmijët e tyre. “Chiara dukej nervoze nga prezenca e ish-bashkëshortit të saj, sikur atje të kishte një shqetësim”, u shprehën burimet për “Chi”.
Megjithatë, thuhet se ajo buzëqeshi sërish kur takoi Silvio Campara-n. “Ajo ishte në plazh, në Bagni Piero, nën një çadër me mikun e saj të ngushtë, Angelo Tropea, ndërsa Silvio ishte me bashkëshorten, Gulia, me të cilën ka dy fëmijë. Chiara, e cila prej kohësh i njihte të dy, ka folur me Campara-n për punë. Dukej sikur ai po i jepte ca këshilla, por nga buzëqeshjet, shikimet dhe prekjet e duarve, dukej se po ndodhte edhe diçka tjetër”.
Kush është Silvio Campara?
Sipërmarrësi është 45 vjeç dhe ka lindur në Lugagnano di Sona, provincë e Veronës. Campara ka punuar si model dhe në sektorin e marketingut për marka të rëndësishme, si Alexander McQueen, Giorgio Armani dhe Sundek. Momentalisht, është CEO i Golden Goose.
Po mjeku ortoped?
E dimë që je pak konfuz/e se ç’u bë me ortopedin Andrea Bisciotti, por duket se gjithçka mes tyre ka përfunduar. Ata u përpoqën ta mbanin romancën e tyre larg vëmendjes së mediave, por qartazi, paparacët i fotografuan. Megjithatë, gjithçka duket se ka marrë fund dhe në jetën e influencueses paska të reja!
Artikuj të sugjeruar:
- Çfarë ndodhi? Fedez shtrohet me urgjencë në spital
- Më fal? Fedez fotografohet duke u puthur me një vajzë misterioze
- Skandali i mashtrimit: Merret vendimi për Chiara Ferragni-n
- Për herë të parë, Chiara Ferragni fotografohet me burrin që përflitet se është në një romancë
- Chiara Ferragni në një romancë të re?