
Fedez duket se është zyrtarisht në romancën e tij të tretë, vetëm pak kohë pas ndarjes nga Chiara Ferragni. Ka qenë revista italiane “Chi” që ka publikuar disa foto të reperit të famshëm në shoqërinë e një vajze brune në një jaht, ku ata shfaqen duke u puthur dhe përqafuar me njëri-tjetrin. Sipas mediave italiane, romanca e re e Fedez është me Luna Shirin Rasia.

Sipas mediave italiane, Luna është ish-e dashura e Michele Merlos, të riut që mori pjesë në formatet “Amici” dhe “X Factor”, por që ndërroi jetë në 6 qershor të vitit 2021, për shkak të sëmundjes së meningjitit. 23-vjeçarja e ka mbajtur gjithnjë larg mediave jetën e saj private.
Ajo është me origjinë nga Venezuela, por ka lindur në Karakas, ndërsa ka punuar si modele për disa marka të njohura dhe ka studiuar modë në universitetin e Bolonjës. Historia e saj me Michele-n nuk ka qarkulluar shumë në media, por sipas miqve të ish-çiftit ata kanë jetuar për disa muaj bashkë.

Pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, Chiara Ferragni, kjo është hera e tretë që aludohet se Fedez ka krijuar një lidhje të re.
Më parë, ai u fotografua në Coachella me influencuesen Giulia Ottorini, jashtë një qendre tregtare. Më vonë, mediat zbuluan se Fedez dhe Giulia nuk ishin vetëm në Coachella, por me një grup të përbashkët miqsh. Me modelen franceze erdhën fotot dhe videot e kapura për dore në Monte Carlo, ndërsa me vajzën brune të fundit duket se nuk ka shumë dyshime pas fotove.
Artikuj të sugjeruar:
- Chiara Ferragni ka një të dashur të ri?
- Çfarë ndodhi? Fedez shtrohet me urgjencë në spital
- Më fal? Fedez fotografohet duke u puthur me një vajzë misterioze
- Për herë të parë, Chiara Ferragni fotografohet me burrin që përflitet se është në një romancë
- Konfirmohet romanca e re e Fedez?
- Fedez në një romancë të re?