
Miliarderja e famshme ishte duke xhiruar disa nga skenat e videklipit të këngës së re “Bad Bitch Academy”, kur “shtëpia e saj e lëvizshme” mori flakë. Sipas burime pranë TMZ, Paris Hilton ishte në sheshin e xhirimeve kur gjithçka shpërtheu në flakë, por ajo nuk u lëndua.
Në fakt, në këtë trajler kishte brenda ndodheshin veshjet e shtrenjta, bizhuteritë me diamante, syze dielli, çanta, kompjuterë, por gjithçka u shkrumbua nga zjarri.
Paris ka bërë një postim në Instagram pak orë më parë duke shpërndarë një foto të mjetit të djegur dhe duke falënderuar të gjithë ata që u treguan të gatshëm për ta mbështetur dhe ndihmuar në këtë moment të vështirë.
“Fatkeqësisht një zjarr dogji trajlerin ku po xhironim skenat për klipin e këngës sime. Pavarësisht trishtimit, jam e lumtur që të gjithë jemi mirë dhe jam shumë falënderuese për ndihmën që morëm,” shkruan Hilton në postim.

Gjithashtu, mësohet se në xhirime ka qenë edhe supermodelja Heidi Klum, që duket se do të jetë pjesë e videoklipit të këngës së re të Hilton.

Artikuj të sugjeruar:
- Paris Hilton flet për të bijën dhe familjen e saj: “Jeta ime është e plotësuar”
- Paris Hilton zbulon për herë të parë portretin e së bijës
- Paris Hilton nuk ka në plan të heqë dorë nga veshjet e saj ikonike, pasi do ia trashëgojë vajzës
- Pse Paris Hilton poston shpesh foto të djalit, por asnjëherë të vajzës?
Burimi: TMZ