Sikur të mos mjaftonin kritikat e shumta për promovimin e filmit “It Ends With Us” (mësoni më shumë duke klikuar në këtë link), njerëzit u janë rikthyer intervistave të vjetra të Blake Lively dhe duket se interneti thjesht nuk po e lë të qetë aktoren.
Gjatë një interviste me Extra, në vitin 2014, ylli i “Gossip Girl”, bëri shaka duke thënë se gratë shtatzëna “gënjejnë” për shenjat e shtatzënisë dhe nepset që kanë. Në një video që ka qarkulluar rishtazi nëpër TikTok, njerëzit komentojnë sjelljen e saj.
@u_have_2_call_me_dragon Every pregnancy hits everyone differently. Ive had five kids.. and it was all different experiences while pregnant. You can have a completely different experience from someone else without saying shit like this… #blakelively #pregnantcravings #itendswithus #fypage ? original sound - Victoria
Në video, shihet gazetari që e pyet Blake, asokohe shtatzënë me vajzën e parë, duke i thënë: “Si po shkon shtatzënia? Gruaja ime është 7 muajshe shtatzënë dhe e di se si është, edhe masazhi i këmbëve (për shkak të dhimbjes që zakonisht përjetojnë gratë shtatzëna në pjesën e këmbëve)”. Blake bëri shaka, duke thënë se ajo po përfiton prej tij.
Pasi panë videon, njerëzit menjëherë pretenduan se në fakt, jeta luksoze e Blake i ofron asaj mundësinë që të ketë simptoma më të lehta se gratë e tjera që ndoshta punojnë dhe kujdesen për familjen. “Unë qëndroja në këmbë, duke punuar, derisa linda djalin. Këmbët të dhembin dhe burri m’i masazhonte. Besoj se jeta e saj e një gruaje të pasur, nuk i dha mundësinë që t’i fryheshin këmbët, se s’është se merret me ndonjë punë”; “Ajo nuk flet dot për një grua shtatzënë dhe për këmbët e enjtura. Plus, disa prej nesh duhet të punojnë +40 orë në javë, sepse s’e kanë luksin që ajo ka”; “Ajo s’është një vajzë që mbështet vajzat. Kaq e thjeshtë”, shpreheshin disa komentues.
Më të paktë ishin ata që e morën situatën me humor dhe sportivitet. “Mendoj se niveli i humorit dhe sarkazmës së saj thjesht nuk përshtatet me të tjerët dhe sidomos me komentuesit”, tha dikush.
Blake Lively është kthyer në shënjestrën e internetit, pas filmit “It Ends With Us” dhe dramës që pretendohet të ketë me kolegun e saj, Justin Baldoni. Ata nuk janë shfaqur në promovimet e filmit bashkë dhe kanë zgjedhur mënyra krejt të ndryshme për ta reklamuar filmin. Blake po përdor ndikimin dhe famën e saj për të shitur edhe produkte të kompanive të saj, ndërsa Baldoni është përqendruar te çështja e abuzimit fizik dhe mendor, duke qenë se edhe filmi dhe libri i Holleen Coover, ka në qendër këtë tematikë.
Artikuj të sugjeruar:
- Aktori i filmit “It Ends With Us” kërkon që të ndalojë 'urrejtja' për Blake Lively
- Në dramën e filmit “It Ends With Us”, qenka përfshirë edhe Ryan Reynolds o.O
- Aktorja thotë se Blake i kërkoi të merrte pjesë në “Deadpool & Wolverine”, por Ryan nuk e ftoi kurrë
- Khëm-khëm! Po ndodh një dramë me kastin e “It Ends With Us”