Nëse mendoni se temperaturat janë ulur dhe verës po i vjen fundi, gaboheni! Në Green Coast, kjo do të jetë një nga javët më të nxehta të sezonit, e mbushur me aktivitete të larmishme dhe festa që do të bëjnë jehonë në të gjithë bregdetin. Si çdo javë në Green Coast do të gjeni detin e kristaltë, diell, muzikë dhe shumë energji për ata që duan ta shijojnë verën deri në fund.
Yoga buzë detit nuk do të mungojë as këtë javë për të relaksuar trupin dhe mendjen nën rrezet e diellit apo në perëndim. Vogëlushët do të gjejnë një festë të veçantë me animatorë, maskota, muzikë dhe personazhet e tyre më të dashur, ndërsa në mbrëmje, kinemaja verore do të sjellë filma të zgjedhur për të gjithë familjen, duke krijuar një atmosferë magjike poshtë yjeve.
Green Coast këtë javë do të sjellë një festë për çdo shije, me Dj më të famshëm shqiptarë e të huaj. Performacat e tyre do të shoqërojnë të gjithë fundjavën në skenat e beach club-eve me ritëm dhe muzikë që do t’jua bëjë shumë të vështirë të mos kërceni.
Atmosfera festive do të kulmojë të shtunën, kur skenën e Green Coast do ta pushtojë këngëtari grek me famë botërore, Konstantinos Argiros. Me një performancë live që premton të jetë shpërthyese, ai do të sjellë ritmet dhe emocionet që e kanë bërë të famshëm në skenat botërore.
Vera nuk po mbaron në Green Coast. Mos thoni që nuk ju njoftuam!