Celebrity

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner dhe Bad Bunny nuk janë më bashkë, por pse?

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2024

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner dhe Bad Bunny nuk
FOTO: GETTY

Historia e tyre e dashurisë nuk ka qenë një vijë lineare, pasi për më shumë se një vit ata janë ndarë dhe bashkuar disa herë, sipas mediave. Supermodelja Kendall Jenner dhe reperi Bad Bunny ishin bashkë në shkurt të vitit të kaluar dhe u ndanë më pas në fund të vitit 2023, për t’u rilidhur në qershor të këtij viti kur ata u shfaqën në Javën e Modës në Paris të veshur me një stil thuajse të ngjashëm.

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner dhe Bad Bunny nuk
FOTO: © GrosbyGroup

Por, nga qershori deri sot janë disa muaj dhe njerëzit nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me dyshen e famshme. E me siguri, pasi ata të dy ndoqën nga afër finalen e tenisit mes sportistëve Taylor Fritz dhe Jannik Sinner në “US Open 2024” në New York, njerëzit nuk kanë më dyshime se ata janë ndarë.

Kendall dhe Bad Bunny u shfaqën veçmas, të ulur në vende të ndryshme të stadiumit, madje në anë të kundërta të tij. 28-vjeçarja e shijoi ndeshjen në shoqërinë e miqve të saj, ndërsa këngëtari ishte vetëm.

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner dhe Bad Bunny nuk
FOTO: GETTY

Bunny kishte zgjedhur një xhaketë gri dhe pantallona të shkurtra deri tek gjuri, ndërsa Jenner, një kostum të bardhë me xhaketë me mëngë të shkurtra dhe pantallona.

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner dhe Bad Bunny nuk
FOTO: GETTY

Admiruesit e Bunny-t u shprehën të lumtur për zërat se artisti jo vetëm që është beqar, por nuk është më në një lidhje me Jenner.

“Ata nuk janë më bashkë dhe mjaftojnë këto foto për ta kuptuar,” shkroi një ndjekës në rrjetin X (ish-Twitter); “Bunny është beqari më i ri mes të famshmëve dhe gocat janë të lumtura për këtë,” shtoi një tjetër; “Kendall dhe Bunny nuk janë më bashkë dhe nuk kam dyshime,” theksoi një ndjekëse.

Artikuj të sugjeruar: