
Siç mund ta kesh parë nëpër rrjetet sociale, filmi i fundit i Blake Lively po përballet me një lumë kritikash dhe komentesh që kanë në bazë subjektin e dhunës ndaj grave dhe traumat në familje, por njerëzit mendojnë se Blake e ka përdorur filmin (me gjithë tematikën e tij) për promovimin e kompanive të saj. Komentet e shumta e habitën aktoren dhe thuhet se e gjithë situata i ka dalë jashtë kontrollit.
Aktorja ka qenë “shumë e befasuar nga e gjithë drama e shkaktuar” thotë një burim për “People”.
“Ajo fillimisht u ndje shumë e pambrojtur dhe e mërzitur,” shton burimi. "Pas promovimit të filmit, nuk kaloi asnjë ditë ku ajo të mos përballej me lajme të pavërteta dhe aspak të pëlqyeshme për të. Ajo thjesht nuk ishte mësuar me këtë lloj drame.”
Burimi shton se situata "i doli totalisht jashtë kontrollit". Kujtojmë që Lively është njëherësh edhe bashkëproducente e filmit "It Ends With Us", së bashku me Justin Baldoni.

Të dy aktorët protagonistë kanë pasur një dramë gjatë xhirimit të filmit, e cila u pasua edhe gjatë promovimit të tij. Justin dhe Blake nuk pozuan bashkë në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit, madje ata nuk u shfaqën as në konferencën për shtyp.
Për aktoren e njohur, angazhimi në një film si aktore dhe regjisore ka qenë një mision i hershëm.
"Është një histori e përvojës femërore, me uljet dhe ngritjet e veta. Dhe unë jam shumë krenare për realizim e këtij filmi," shkroi ajo në Instagram para disa ditësh.
“It Ends With Us” ka sjellë mbi 300 milionë dollarë fitim, por duket se nuk ka shumë shpresa që filmi të ketë të njëjtin sukses edhe në vazhdim.
Artikuj të sugjeruar:
- Thuhet se Blake Lively ka frikë se “It Ends With Us” mund të shkatërrojë karrierën e saj si aktore
- Njerëzit shpërthejnë (sërish) ndaj Blake Lively, por pse?
- Pse interneti është kthyer kundër Blake Lively (dhe s'i vëmë dot faj)?
- Aktori i filmit “It Ends With Us” kërkon që të ndalojë 'urrejtja' për Blake Lively
Burimi: People