Ushqim & Pije

7 ushqime që ndikojnë në lumturinë e njerëzve, sipas shkencës

Shkruar nga Anabel

19 Shtator 2024

7 ushqime që ndikojnë në lumturinë e njerëzve, sipas
FOTO: Dmitry Alferov/Getty Images

Lumturia është thuajse një qëllim i përbashkët, pavarësisht mënyrës si përpiqemi ta arrijmë atë. Me terapi, stërvitje apo meditim, të gjithë duam nga pak doza paqeje dhe lumturie në përditshmërinë tonë. Por, duket se edhe ajo që ne hamë luan një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën se si ndihemi.

Studimet që lidhin ushqimin me mirëqenien tonë mendore dhe nivelin e serotoninën (hormoni i lumturisë) në trurin tonë janë të shumta, pra vëmendje! Ajo çfarë konsumojmë ka ndikim absolut në gjendjen tonë mendore dhe fizike.

#1 Çokollata e zezë

Janë tre përbërës kryesorë që gjenden te çokollata dhe që lidhen me ndjenjën e lumturisë: Triptofani, teobromina dhe feniletilalanina. Triptofani është një aminoacid që truri e përdor për të prodhuar serotoninën, ndërsa dy të tjerët ndikojnë direkt në mirëqenien tuaj të përgjithshme.

#2 Banane

Ky frut luan rol të rëndësishëm në rregullimin e humorit tuaj, pasi janë të pasura me vitaminën B6 që është shumë e nevojshme për krijimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Një banane ka 0.4 miligramë vitaminë B6, afërsisht 25% e dozës ditore të rekomanduar.

#3 Kafeja

Pija e preferuar e më shumë se 1 miliardë njerëzve në mbarë botën. Një analizë e vitit 2016 arriti në përfundimin se konsumimi i kafesë ul ndjeshëm rrezikun e depresionit, duke përmirësuar gjendjen shpirtërore të atyre që e konsumojnë.

#4 Avokado

Avokadoja është e mbushur me lëndë ushqyese, përfshirë edhe kolinën, të cilën trupi e përdor për të rregulluar sistemin nervor dhe gjendjen e përgjithshme. Një studim i vitit 2020 zbuloi se yndyrat e shëndetshme që gjendet te avokadot lidhen me uljen e ankthit te gratë.

#5 Manaferra

A e dini se konsumimi i më shumë frutave do të thotë shëndet më i mirë mendor? Manaferrat janë të pasura me anti-oksidantë, të njohur si flavonoidë, të cilët zvogëlojnë simptomat e depresionit.

#6 Ushqimet e fermentuara

Ushqimet që kalojnë një proces fermentimi si lakrat turshi, kefiri apo kosi ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe sistemin tretës, por edhe gjendjes suaj të përgjithshme.

#7 Kërpudha

Kërpudhat janë të mbushura me vitaminë D, e cila ka cilësi anti-depresive që përmirëson direkt gjendjen tuaj mendore.

Artikuj të sugjeruar: