
Të fjeturit nuk është një mision i lehtë për të gjithë! Disa vuajnë nga pagjumësia, e të tjerë kanë probleme me procesin e rënies në gjumë, e për shumëkënd tjetër një gjumë i paplotë e bën gati të pamundur funksionimin normal gjatë ditës tjetër.
Në fakt, janë disa lloje pijesh, nga çajërat tek smoothiet që falë përbërësve të tyre ju ndihmojnë që të bini më shpejt në gjumë dhe të ndiheni të të ngopur pas zgjimit.
#1 Lëng qershie pa sheqer
Kur bëhet fjalë për pije të pasura me lëndë ushqyese që ndikojnë në pjesën e gjumit, është e vështirë të shmangni lëngun e qershisë. Kjo falë faktit se është një burim i shkëlqyer jo vetëm i magnezit dhe melatoninës, por ky lëng përmban një sasi të vogël të triptofanit.
#2 Çaji i kamomilit
Ky lloj çaji përdoret lehtësisht si një agjent anti-inflamator për të mbështetur shëndetin imunitar, metabolik dhe atë mendor. Por, shpesh përdoret për të lehtësuar edhe gjumin duke qetësuar sistemin nervor.
#3 Qumështi i ngrohtë
Disa prej nesh mund të kenë kujtime të këndshme nga fëmijëria duke pirë qumësht të ngrohtë përpara gjumit. Dhe në fakt kjo është një praktikë shumë e mirë që ndikon në këtë proces. Qumështi i lopës është i pasur me triptofan, magnez dhe vitamina A, B12 dhe kjo ndikon në qetësimin e gjendjes suaj të përgjithshme mendore dhe fizike.
#4 Çaj limoni
Kjo pije që nxit gjumin dhe është fantastike për t'u pirë falë aromës së butë dhe pak të ëmbël.
#5 Smoothie me banane dhe kivi
Nëse ju pëlqen diçka e shijshme para gjumit, një smoothie me banane dhe kivi mund të jetë gjëja më e mirë. Mos harroni, bananet janë të pasura me triptofan, magnez, melatonin, fibra dhe vitamina B6 dhe C, ndërsa kivit janë të pasura me serotonin dhe fibra.
#6 Çaj jeshil pa kafeinë
Çaji jeshil pa kafeinë mund të jenë një alternativë e shkëlqyer për një gjumë të plotë dhe cilësor. “L-theanina, që gjendet në çajin jeshil, të zi dhe të bardhë, mund të nxisë gjumin e shëndetshëm,” thotë nutricionistja Jill Nussinow.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Real Simple