Kur vjen puna për të zgjedhur partnerin e jetës, shumë bien në kurthin e atyre fluturave në stomak, të pasionit të papërmbajtshëm dhe të kimisë së menjëhershme.
Sigurisht, të gjitha këto janë të rëndësishme, por a është vërtet kjo ajo që garanton një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të lumtur? E vërteta është që magjia e një martese të shëndetshme mund të jetë shumë më e thjeshtë: një miqësi e fortë që i mbijeton çdo stuhie dhe e bën jetën bashkë gjithnjë më të bukur. Nëse nuk je e sigurt pse miqësia është elementi kryesor, këtu janë dy arsye të forta që do të të bëjnë të reflektosh mbi zgjedhjen e partnerit tënd të ardhshëm.
1. Miqësia krijon martesa të kënaqshme dhe të qëndrueshme
Sipas një studimi të publikuar në "Journal of Happiness Studies", martesat janë dukshëm më të lumtura kur partnerët janë, në thelb, miqtë më të mirë të njëri-tjetrit.
Kur bazat e një marrëdhënieje janë ndërtuar mbi miqësinë pa kushte, jo vetëm që koha së bashku bëhet më e kënaqshme, por krijohet një lidhje të fortë që nuk varet vetëm nga pasioni. Lidhja e ngushtë dhe respekti që krijohen mes dy miqsh i shtojnë marrëdhënies elementët që ndihmojnë të përballoni gjithçka - nga sfidat e përditshme te momentet e vështira.
Në një lidhje ku miqësia është prioritet është më e lehtë të respektosh dhe të kuptosh partnerin, edhe kur ka diferenca. E qeshura, kujtimet e përbashkëta dhe respekti i ndërsjellë bëhen shtyllat e kësaj miqësie, duke e bërë bashkëjetesën më të thjeshtë dhe më të natyrshme. Kur çiftet ndajnë gëzimet dhe vlerat e përbashkëta në përditshmëri, ato krijojnë një marrëdhënie që reziston gjatë, pavarësisht çdo ndryshimi në rrjedhën e viteve.
2. Miqësia mbron dashurinë në kohë
Nuk është e mjaftueshme vetëm të mbështetesh në miqësinë me partnerin - ajo kërkon investim. Studimet tregojnë se çiftet që i japin përparësi miqësisë, përfitojnë më shumë besnikëri, dashuri dhe kënaqësi në marrëdhënie. Duke investuar te miqësia me njëri-tjetrin përmes kujtimeve të përbashkëta krijoni një lidhje më të thellë që funksionon si mburojë ndaj sfidave apo keqkuptimeve të përditshme.
Kur ndjenjat fillestare të tërheqjes fillojnë të zbehen ose kur ndjen stresin e jetës, është miqësia që ju mban të lidhur. Çiftet që e vlerësojnë miqësinë mbi aspektet e tjera, si nevojat personale apo tërheqja fizike, kanë më pak gjasa të ndahen dhe përjetojnë një lidhje më të shëndetshme. Kjo nuk do të thotë që miqësia zëvendëson vendin e pasionit, përkundrazi - një miqësi e fortë e mban gjallë romancën dhe siguron që dashuria të rritet me kalimin e viteve.
Në fund të ditës, martesa me mikun tënd më të mirë nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e dikujt që të pëlqen shumë; është zgjedhja e një partneri që e bën çdo ditë më të bukur, më argëtuese dhe më kuptimplotë. Pra, kur vjen puna për të zgjedhur dikë për jetën, mbaj mend se miqësia mund të jetë element i rëndësishëm për një dashuri që përballon sfidat.
Artikuj të sugjeruar: